E enjte, 17 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Rudina Hajdari merret në mbrojtje

Rudina Hajdari është marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës. Pas deklaratës se ishte kërcënuar në zyrën e saj, Kuvendi ka vendosur të marrë në mbrojtje deputeten.

Mësohet se ajo lëviz e shoqëruar me truprojë. Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, lëshoi një deklaratë të fortë në datën 28 tetor nga foltorja e Kuvendit.

Ajo tha se u kërcënua me jetë në zyrën e saj, ndaj i kërkoi kreut të Kuvendit, të merren masa të rrepta për kontrollimin e personave që kanë akses në Kuvend dhe Kryesi, para se të ketë ndonjë viktimë.

Hajdari nuk dha emra, por bëri thirrje që të merren masa menjëherë.

Nga ana e tij, kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi tha se çështjen ia adresoi ministrisë përkatëse.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një lajm i keq për Berishën e Bashën dhe dy lajme të mira për PD

Nga: Blendi Kajsiu Hije trishtimi dhe pes imizmi e mbështollën sërish PD-në dhe fatin e saj… Situata përmblidhet qartë dhe shkurt te fraza monumentale e Arjan...

”Nuk e përballoj dot më”/ Nadal heq dorë nga Wimbledon dhe Lojërat Olimpike

Tenisti i njohur spanjoll, Rafael Nadal ka vendosur që të mos marrë pjesë në turneun e Wimbledon dhe Lojërat Olimpike të Tokios, të këtij...

Iran/ Nesër gjedhjet presidenciale, vendimtare për marrëdhënien me perëndimin

Marrëveshja e lëkundur bërthamore e Iranit me fuqitë botërore është në lojë teksa vendi përgatitet të votojë të premten për një president të ri...

Erdogan ia bën të qartë Bidenit: Nuk heq dorë nga armatimi rus

Presidenti turk, Rexhep Taajip Erdogan i tha homologut të tij amerikan Joe Biden, se Turqia nuk do të heqë dorë nga furnizimi me sistemin...

1 vit burg për zyrtaren e lartë të LSI-së

Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, është dënuar nga Gjykata e Posaçme për ‘shpërdorim detyre’. Ajo është shpallur fajtore për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’,...