Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Rruga drejt fundit e Angela Merkel

8 vjet ago
in Të Gjitha
Rruga drejt fundit e Angela Merkel

Vitin e shkuar, teksa uragani i populizmit politik tronditi perëndimin, Gjermania mbeti një ishull i qetësisë. SHBA-ja zgjodhi president Donald Trump-in; Britania votoi pro Brexit; François Hollande ishte tejet jopopullor për t’u rizgjedhur si president i Francës. Në të kundërt, Angela Merkel, eci seriozisht drejt një mandati të katërt si kancelare e Gjermanisë.

Mes vendeve të mëdha perëndimore, vetëm Gjermania dukej se kishte një udhëheqje të fortë dhe të qëndrueshme. Zgjedhjet e fundjavës që shkoi, i siguruan zonjës Merkel një tjetër mandat qeverisës. Por zhvillimi tjetër më pak inkurajues, është se Gjermania e ka humbur imunitetin e saja ndaj një populizmi zemërak kundër parisë në Berlin.

Kjo sjell implikime serioze mbi aftësinë e kancelares gjermane, për të luajtur rolin e “udhëheqëses së botës perëndimore”, një titull që shumëkush ia ngjiti Merkelit, pas zgjedhjes në detyrë të zotit Trump.

Historia kryesore e zgjedhjeve gjermane, është rritja e qartë e të djathtës nacionaliste, në formën e Alternativës për Gjermaninë, e cila fitoi të dielën mbi 13 për qind të votave, dhe do të jetë blloku i tretë më i madh në parlamentin gjermane, me më shumë se 90 deputetë.

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka argumentuar se me AfD në parlament “do të kemi nazistët e vërtetë në Rajhshtagun gjerman, për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”. Shumica e analistëve nuk shkojnë aq larg. Por politikanët e tjerë të ekstremit të djathtë në Evropë, e konsiderojnë AfD-në një parti simotër.

Marine Le Pen, kryetarja e Frontit Kombëtar në Francë, nxitoi të përgëzonte partinë gjermane për suksesin e saj elektoral. Ngritja e AfD-së, është pjesë e një tkurrje më të madhe të qendrës politike. Partitë kryesore të qendrës – Kristiandemokratët e kancelares Merkel, dhe Socialdemokratët e qendrës së majtë – shënuan rezultatet e tyre më të dobëta që prej vitit 1949.

Me partinë e ekstremit të majtë, Die Linke, që fitoi pak më shumë se 9 për qind të votave, më shumë se një në pesë gjermanë votuan për partitë populiste, që janë kundër parisë së Berlinit. Ky nivel i mbështetjes për populistët, është ende shumë më poshtë sesa proporcioni i konsiderueshëm i votuesve (duke mos kapur dot 50 përqindëshin në secilin rast) që zgjodhën Trump, votuan pro Brexit, dhe zgjodhën kandidatët e ekstremit të djathtë apo të ekstremit të majtë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze.

Por shfaqja e fortë e populistëve, dhe veçanërisht e AfD-së, i jep fund shpresës se “barra e historisë” nënkupton se Gjermania është imune ndaj ekstremizmit. Përkundrazi, shumë vëzhgues gjermanë u tronditën nga nënrrymat kundër parisë, të zbuluara gjatë fushatës zgjedhore. Në shumicën e tubimeve të saj, zëri i Merkelit, u mbyt nga hungërimat dhe fishkëllimat, një zhvillim ky i ri në politikën gjermane.

AfD-ja është bërë me kalimin e kohës gjithnjë e më radikale. Grupi fillimisht u shfaq si një “parti e profesorëve” të intelektualëve konservatorë, të zemëruar nga pjesëmarrja e Gjermanisë në paketet financiare të shpëtimit për vendet anëtare të eurozonës. Por kur kriza e refugjatëve e vitit 2015, e cila pa më shumë se 1 milionë kërkues të azilit, shumica  e tyre myslimanë, depërtoi në Gjermani, kjo i dha mundësi “Alternaivës për Gjermaninë” ta riformatojë veten si një parti anti-emigracion.

Kohët e fundit, AfD ka filluar të luajë me çështjen më të nxehtë të politikës gjermane – historinë naziste të vendit. Aleksandër Gauland, bashkë-udhëheqës i partisë, ka thënë se gjermanët kanë të drejtë të jenë krenarë për ushtarët e tyre në të dyja luftërat botërore. Në e-mailet e rrjedhura, Alice Weidel, kandidatja tjetër kryesore e AfD-së, e quan qeverinë gjermane “kukull të fuqive fitimtare të Luftës së Dytë Botërore”.

Prania e një partie të djathtë nacionaliste në Bundestag, do të ndryshojë tonin e politikës gjermane. Kjo gjithashtu mund të ndërlikojë mënyrën, se si Gjermania ndërvepron me pjesën tjetër të Evropës, duke ushtruar presion mbi qeverinë për të marrë më shumë qasje nacionaliste.

Gjermania ka tashmë raporte shumë të vështira me Turqinë dhe Poloninë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka akuzuar qeverinë gjermane për “praktika naziste”, me bllokimin e tubimeve politike turke në Gjermani. Ministri i Jashtëm polak, ka sugjeruar që Gjermania t’i paguajë vendit të tij deri në 1 trilionë dollarë dëmshpërblime për Luftën e Dytë Botërore.

Ngritja mbi fyerjet dhe ecja përpara do të bëhet më e vështirë, me një bllok nacionalist në parlament që do të kërkojë që qeveria të jetë në radhë të parë e gjermanëve. Kjo situatë ngre gjithashtu rrezikun e marrëdhënieve midis kombeve evropiane, që mund të përdorim tone gjithnjë e më të ashpra.

Mbetet ende shpresa për një integrim më të thellë evropian, për t’iu kundërvënë valës nacionaliste e për të përmirësuar funksionimin e BE-së. Qeveria franceze, shpresonte se një rizgjedhje e zonjës Merkel, do të sjellë hapa më të mëdhenj përpara për thellimin e integrimit në eurozonë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, synon të paraqesë idetë e tij në një fjalim që do të mbajë brenda pak ditësh.

Por peizazhi i ri politik në Gjermani, do ta bëjë më të vështirë për zonjën Merkel që t’i përgjigjet pozitivisht ofertave franceze. Rritja e populizmit, nënvizon faktin se shumë punëtorë gjermanë mendojnë se standardet e tyre të jetesës po bien, gjë që e bën më të vështirë ta shndërrojë në një kuazë të vetën, bujarinë financiare që duhet treguar për vendet e Evropën Jugore.

Nevoja për përfshirjen e Demokratëve të Lirë në një koalicion të ri qeverisës, do t’i imponojë gjithashtu vështirësi për çdo lloj lëshimi ndaj Francës. FDP, dikur kampione e integrimit evropian, është shndërruar tashmë në një parti tejet euroskeptike.

Një mandat i katërt në detyrë, është një triumf personal i zonjës Merkel. Por ajo ka paguar një çmim për politikat e saj ndaj refugjatëve dhe eurozonën. Gjermania tani duket më shumë si një vend “normal” perëndimor. Dhe ironikisht, kjo nuk është diçka që duhet mirëpritur.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Angela MerkelBrexitfundigjermanejashtezakonshmeriseSHBATrump

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Gjëra që njerëzit produktivë bëjnë më shumë se ju

Gjëra që njerëzit produktivë bëjnë më shumë se ju

Batha: Nuk ka ‘puç’, kthesa vjen këtë javë

Batha: Nuk ka ‘puç’, kthesa vjen këtë javë

Ligji i mbetjeve/ LSI bashkohet me PD-në: Të vendosë referendumi popullor

Vettingu/ Vasili: LSI do të propozojë disa amendamente







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 2 personash për krime lufte
Kosovo

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 2 personash për krime lufte

by mirseda
17:43 | 01/12/2025
0

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër dy të dyshuarve për krime lufte kundër...

Trump mbledh sot kabinetin në Zyrën Ovale, në qendër të diskutimit çështja e Venezuelës

Trump mbledh sot kabinetin në Zyrën Ovale, në qendër të diskutimit çështja e Venezuelës

17:18 | 01/12/2025
Kosova i la pa shpresë për Botëror, Sllovenia “i tregon derën” trajnerit

Kosova i la pa shpresë për Botëror, Sllovenia “i tregon derën” trajnerit

16:58 | 01/12/2025
PD në lëvizje, Gjunkshi emërohet Këshilltar për Sigurinë Kombëtare

PD në lëvizje, Gjunkshi emërohet Këshilltar për Sigurinë Kombëtare

16:29 | 01/12/2025
Protesta e PD para Kryeministrisë: Policia publikon masat dhe aksit e bllokuara

Protesta e PD para Kryeministrisë: Policia publikon masat dhe aksit e bllokuara

16:25 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com