Prej më shumë se 7 orësh, rrjetet sociale të platformës Facebook u bllokuan. Sipas DownDetector, problemet për Facebook, Whatsapp dhe Instagram filluan rreth orës 16:44 të ditës së kaluar, duke prekur ndjesësit në rang global.
Pasuria personale e Mark Zuckerberg ka rënë me gati 7 bilion dollarë në pak orë, ndërsa kompania e tij ka shënuar rënien më të madhe në bursë që prej vitit 2020, në më shumë se 5%.
Por tashmë aplikacionet Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger i janë rikthyer normalitetit. Vetë Mark Zuckerberg, CEO i Facebook ka kërkuar ndjesë për ndërprerjen, dhe mosfunksionimin e përkohshëm të aplikacioneve.