Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Atentati me dy viktima në Elbasan, policia bën lëvizjen e rëndësishme

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

25 persona janë shoqëruar, sa i takon atentatit në një lokal, në një pikë karburanti në Elbasan. Një natë më parë, dy persona kanë humbur jetën. Viktimat e atentatit janë Ardjan Çollaku 50-vjeç, me një të shkuar kriminale, i dënuar në Itali për “trafik lëndësh narkotike”, por i skeduar edhe në Shqipëri për “dhunë në familje” dhe Lulzim Bitri 40-vjeç, gjithashtu me precedentë penalë, i përfshirë në një vrasje në Tetovë tre vite më parë.

Bitri dhe Çollaku u ekzekutuan me të paktën 15 plumba në afërsi të një karburanti në hyrje të qytetit të Elbasanit. Jo shumë metra larg vendit të krimit, në zonën e Metalurgjikut, policia gjeti një makinë tip “Volvo” duke u djegur, e cila besohet se i përket autorëve. Në vendin e ngjarjes janë gjendur më shumë se 23 gëzhoja, nga të cilat 2 kanë përshkuar Bitrin në kurriz, ndërsa një plumb ka goditur në kokë Çollakun.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur në Bradashesh, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve, pranë një karburanti, ku viktimë në vendin e ngjarjes mbeti Lulzim Bitri dhe Ardjan Çollaku, i cili ndërroi jetë në spital.

Çollaku bashkë me Bitrin, kanë qenë duke lëvizur në këmbë, në momentin që janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një automjet në lëvizje. Plumbat i morën jetën në vend Bitrit, ndërsa Çollaku mbeti i plagosur rëndë, por ndërroi jetë në spital. Automjeti tip “Volvo” i përdorur nga autorët, u gjet i djegur disa minuta më pas në fshatin Balldre, një skemë e përsëritur nga ekzekutorët edhe në atentate të tjera të ndodhura në vend.

Çfarë kapën kamerat e sigurisë?

Kamerat e sigurisë së karburantit pritet të zbardhin më shumë detaje si ndodhi ngjarja, ndërsa policia ka ngritur postblloqe në hyrje dhe në dalje të qytetit. Në Elbasan kanë mbërritur edhe forcat RENEA, FNSH dhe Departamenti i Policisë Kriminale.

Kush janë dy shënjestrat e sulmit mafioz?

Rezulton se si Bitri dhe Çollaku kanë qenë persona me precedentë të mëparshëm penalë, dhe me lidhje me bandat që veprojnë në Elbasan. Ardjan Çollaku, i njohur edhe si Ardjan Subashi, u hetua si i lidhur drejtëpërdrejtë me vrasjen e Everest Çakës, në maj të këtij viti. Në vitin 2015 është arrestuar në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për “Shfrytëzim të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”. Subashi ka qenë edhe subjekt i OFL-së, ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë iu kërkua deklarimi i pasurisë.

Lulzim Bitri rezulton mik i ngushtë i Talo Çelës, teksa në vitin 2018 u arrestua, i akuzuar për “vrasje në bashkëpunim” të një personi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Vrasja ndodhi pas përplasjes mes dy grupeve kriminale. Ka dyshime se vrasja e dyfishtë mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, por hetimet vijojnë ende.

Tags: Ardjan ÇollakuatentatLulzim Bitri

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

Koronavirusi e mposhti, humb jetën gazetari i njohur Kosta Grillo

VIDEO/Arbana Osmani zbulon emrat e opinionistëve të "Big Brother VIP"

Publikohen dokumentet e reja për fshehjen e pasurisë nga udhëheqës botërorë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com