E diel, 29 Nëntor, 2020
5 C
Tirana

“Rritja e temperaturave mund ta ngadalësojë, por jo ta zhdukë”/Ja çfarë thotë shkencëtari shqiptar

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

28 Nëntori/ Presidenti rus, Vladimir Putin uron shqiptarët

Me rastin e 108-vjetorit të pavarësisë, Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

Shkencëtari i njohur, Et’hem Ruka ka folur në lidhje me menaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirusi në Shqipëri.

Në një intervistë për rubrikën “Opinion” në News24, Ruka u shpreh se situata në vend nuk është dramatike. Kjo sipas tij, për shkak të masave drastike të marra nga qeveria.

Gjatë fjalës së tij, biologu tha se COVID-19 mund të ndalet nga temperatura 57-60 gradë, Celsius por nuk mund të zhduket.

Ruka tha se si çdo epidemi tjetër edhe ky virus do të zhduket, por vetëm kur të krijohet vaksina kundër tij.

“Situata është si në gjithë vendet e tjera, s’mund të bënim përjashtim. Por duke ndjekur situatën nuk është dramatike, është nën kontroll. Sigurisht nga dita në ditë ka luhatje. Distancimi social është marrë pak lehtë jo shumë seriozisht. Kam ndjekur deklarimet e Ministrisë dhe kam përpunuar për veten dhe për miqtë për t’i sensibilizuar. 3-4 ditët e fundit kemi një rritje dy herë më të madhe se sa 3-4 ditët e mëparshme. Sigurisht në Shkodër por dhe në rezervuarin e madh që është Tirana.

Na duket se kapi gjeneratën tonë. Disfatat që ka pësuar shoqëria njerëzore me mikroorganizmat ka pësuar humbje. Për shembull gripi spanjoll shkaktoi 50- 10 milionë banorë. Apo gripi aziatik me 2 milionë njerëzish. Gripi i Hong Kongut me 1 milionë njerëz. Pastaj koronaviruset, SARS-i me 700 mijë të vdekur.

Siç ishte dhe gripi i derrit apo edhe COVID-19 që ka shkaktuar 1 milion të infektuar. Ka shumë kontradiksione, ka shumë kërkime. Ka vaksina që janë të mirëpritura por duhet kohë që mos shkaktojnë më shumë dëm. Po flitet për receptorë të veçantë, disa thonë receptorë që lidhen apo enzime e konversionit 2 që rregullon funksionin arterial, në SHBA flitet për medikamente të diabetit. Në një kohë të shkurtër do të ketë sukses për të menaxhuar situatë. Por sigurisht do ketë akoma viktima., Kur mjekësia është e paaftë si në Itali, Spanjë apo SHBA situatë mund të dalë jashtë kontrollit. Por distancimi social mund ta bëjë të menaxhueshëm, Shqipëria ja ka arritur deri tani. Pasi numri në fillim ka qenë i vogël dhe numri më i lartë ka qenë 29 apo 30 dhe totalja ka qenë mbi 300 dhe ndër ta 20 viktima.

Ky është një problem goxha i ndërlikuar me gjithë problemet që ka teknologjia. Për ta kapur virusin që në fillim. Për të kuptuar mekanizmin e veprimit, përbërjen e virusit. Ky është një mësim i madh në të ardhmen për të investuar në fushën e bioteknologjisë. Po të marrim parasysh investimet në fushat e tjera si për shembull në fushën e mbrojtjes janë të shumta dhe sikur një pjesë e tyre të investoheshin në nanoteknologji apo bioteknologji. Sikur një pjesë e triliona dollarëve të ishte investuar në shëndetësi, në bioteknologji molekulare nuk do ndodhte kështu. Edhe kjo pandemi do marrë fund padyshim, nuk jemi në gjendje të vlerësojmë koston pasi jemi në mes të pandemisë dhe nuk dimë shumë gjëra. Por edhe kjo pandemi do marrë fund. T’i futemi në themel studimit në fushë e biologjisë molekulare pasi njerëzimi mund të përballet edhe me situata më të vështira.
Jo vetëm kaq ka një numër të madh mikroorganizmash që duan të mbijetojnë siç duam ne të mbijetojmë. Një nga organizmat e mbijetesës të tyre është mutacioni, pra ndryshimi i organizmit. Sistemi imunitar vihet në lëvizje menjëherë për të neutralizuar virusin por derisa të prodhojë anti- trupat ato ndryshojnë dhe tallen të themi me organizmin.

Lexo edhe :   Të shëruarve nga koronavirusi u bien dhëmbët? Disa simptoma të mundshme
Lexo edhe :   Gjermania ‘shuplakë’ Shqipërisë: Përmbushni parakushtet e BE-së për negociatat

Disa laboratorë kanë mundur të identifikojnë ARN-në e këtij virusi dhe nuk ka bërë mutacione të mëdha deri tani, por ato e kanë aftësinë të ndryshojnë aparatin gjenetik dhe tallen me aparatin imunitar. Kështu ndodh edhe malarien, gripet. Shpresojmë që ky virus të mos ndryshojë shumë aparatin gjenetik.

Shumë e vështirë të thuhet, përmbajte kontradiktore, për përbërjen e tij, efektin. Por ky virus shkatërrohet sipas të dhënave shkencore në temperaturat 57- 60 gradë celsius. Mund ta ndalojë por unë nuk e besoj këtë. Temperatura ndikon në uljen e intensitetit të tij por nuk mund ta zhdukë. Ka shumë gjëra që nuk i dimë. Sa kohë jeton mbi materiale plastike, mbi letër, mbi duralumin. Të dhënat po shtohen me shpejtësi por janë kontradiktore. Shiheni vetëm maskën. Diku nuk rekomandohet diku vendoset. është një situatë shumë e vështirë për t’u orientuar. Po ka të dhëna që na bëjnë optimistë.

Ne jemi një vend i vogël që nuk mund të bëjmë ndryshime por kemi në dorë të zbatojmë rregullat e higjienës dhe ato të qeverisë dhe Ministrisë, por falë atyre rregullave deri tani është menaxhuar derisa është përballuar fluksi në spitale. Nuk e di sa do zgjasë.
Sigurisht në fillim është në ndërgjegjen e njeriut që kur bie zjarri në fshatin tjetër thonë s’ka gjë por kur bie tek komshiu thonë që prit se do vijë zjarri në shtëpinë time. Transferimit të viruseve është vështirë t’ia u prishësh rrugën pasi nuk ka nevojë për biletë. Jemi botë e vogël dhe viruset sigurisht do shpërndahen por ajo që ndryshon është shpejtësia. Për shembull gripi spanjoll e përfshiu botën. Të minimizojmë sa më shumë kontaktet. Shumë mund ta kalojnë virusin a simptoma por e transmetojnë. Më vjen keq kur shoh shqiptarë që përfitojnë për të dalë jashtë por është rrezik i madh që mos mbahet distanca. Të bëjmë atë që varret nga ne dhe mos i japim shans virusit të shpërndahet.

Sot teknologjia gjenetike i ka të gjitha mjetet që të transformojë aparatet gjenetike të qenieve të gjalla. Kemi mjete për t’i vendosur në ADN-të e organizmave të tjera. është armë shumë keqe virusit, si armë atomike, shkatërron qytete por nuk kap gjithë planetin. Ndërsa bombat biologjike janë nga armët më të rrezikshme”, tha Et’hem Ruka.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...