E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Rritja e çmimit të energjisë/Manjani: S’qenka e thënë të ndahemi nga Sudet

Kryeministri Rama paralajmëroi rritje të çmimit të energjisë, deri në 6 muajt e parë të 2022. Ai tha se ka një krizë energjetike globale, dhe për rrjedhojë pasojat po ndihen dhe në Shqipëri. Lidhur me këtë çështje, një reagim është pasuar nga ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani.

Ai ka shprehur qëndrimin e tij, pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi krizën e madhe energjetike, e për pasojë edhe rritjen e çmimeve. Manjani tregon si qeveria Rama ka hapur gropat financiare.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama iu drejtua qytetarëve shqiptarë me një mesazh, duke paralajmëruar se bota aktualisht po vuan një krizë të jashtëzakonshme energjetike, dhe se pasojat po fillojnë të ndihen edhe në Shqipëri.

Kjo krizë energjetike ka ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e çmimit të karburanteve, ku çmimet do të jenë të larta dhe ndikimin më të madh do e kenë familjarët dhe bizneset. Manjani thotë se edhe sikur Shqipëria të kishte ekonominë gjermane, është e pamundur që të mbulohen këto gropa. Ai është i mendimit se paratë e ardhura nga droga, e ka fshehur disi situatën, sepse ka rritur “lumturinë” e përkohshme, por kriza sa vjen edhe thellohet.

Statusi

Problemi real është se gropat financiare që Bosi ka çelur nga:

  1. Korrupsioni e keqmenaxhimi i ndërmarrjeve publike, të ujsjellësve dhe energjisë,
  2. Kontratat e konçensioneve të pafavorshme dhe me fatura të kripura financiare,
  3. Thellimi katastrofik i borxhit publik,

nuk i mbulon dot as me çmimet e rritura të shërbimeve. Edhe sikur këtu të kishim ekonominë gjermane dhe shteti të tarifonte e taksonte gjermanë, prap nuk mbulohen këto gropa. Janë shumë të mëdha. (Se udhëheqësit tanë pozitë e opozitë ëndërrojnë të qeverisin Gjermaninë)

Lexo edhe :   Erdogan: Vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë, dhe jo kur thirret!

Paraja marramendëse e drogës e ka fshehur disi situatën sepse ka rritur “lumturinë” e përkohshme. Por gropat janë aty…

Këtyre gropave duhet tu shtojmë edhe gropat në ekonomitë familjare që shkaktoi COVID dhe tërmeti. Kanë harxhuar shumë, po shumë para njerëzit nga këto fatkeqësi. Ndërkohë rritja e çmimeve thellon gropat financiare të familjeve…

Lexo edhe :   Inaugurohet lagjia e re në Laç, Rama zbulon përse e ka mik presidentin Erdogan

Tani mbetet të shohim sa të thella janë gropat e kullave që ndërtohen e nuk shiten…

Ndërkohë pak shpresa ka nga humnera opozitare.

Kriza nuk është thjesht energjitike, por e gjithanshme. Nuk qenka e thënë të ndahemi nga Sudet!!!

Zoti na ruajtë!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...