Vendi ynë do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që në orët e paradites, të kemi dominim të kthjellimeve.
Gjatë pasdites, vranësirat kalimtare do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me 3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 24°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor, duke krijuar dallgëzimin 2 ballë.