Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, Thaçi hedh hapin e radhës

6 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, Thaçi hedh hapin e radhës

Të hënën, presidenti Hashim Thaçi pritet që të thërrasë partitë politike për konsultim, lidhur me formimin e qeverisë së re. Sipas tij, do të rishikohet mundësia që në çdo formë të eliminohet mundësia e zgjedhjeve të reja. Kujtojmë këtu se Parlamenti i Kosovës miratoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit me 82 vota pro mocionit, 32 kundër dhe 1 abstenim. Ky mocion u iniciua nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u përkrah nga të gjitha partitë opozitare dhe minoritetet. Vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër rrëzimit të qeverisë të udhëhequr nga lideri i kësaj partie, Albin Kurti.

“Pas rënies së qeverisë, nga e hëna duke respektuar Kushtetutën, do të fillojë konsultimet me partitë politike. Fokusi im do të jetë në çdo rrethanë të eliminohet mundësia e zgjedhjeve të reja, si dhe shpërndarjes së Kuvendit. Qeveria aktuale në ikje, është në detyrë dhe duhet t’i kryejë punët. Duhet të shkohet me një qeveri të unitetit në mënyrë që të shkohet me reformat e nevojshme”, ka thënë Thaçi.

Lidhur me situatën me koronavirusin në Kosovë, Thaçi është shprehur se janë vënë në shërbim të qytetarëve të gjitha kapacitetet e shtetit.

“Më vjen mirë që shoh të gjitha kapacitetet e shtetit të Kosovës, në shërbim të përballjes me koronavirusin. Këtu në Qendrën e Studentëve që është kthyer në karantinë, është bërë për të mirën e atyre që kthehen dhe për ruajtjen e shëndetit të familjeve të tyre. Është inkurajues gjithë ky vullnet për përballimin e çdo rasti. Mesazhi im si president i vendit është që të preventohet e keqja në këtë betejë. Rrini në shtëpi, dhe kujdesuni për veten dhe shoqërinë. Pra kujdes maksimal, dhe rrini në shtëpi”, ka thënë presidenti.

Në Kosovë ka shkuar në 86 numri i personave të infektuar me COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka deklaruar se shtatë persona të tjerë kanë rezultuar së fundmi pozitivë, në testimet e bëra për koronavirus. Mes të infektuarve është edhe një  mjeke.

“Rasti i koleges tonë nuk do të na dekurajojë dhe demotivojë që së bashku me kolegët e tjerë të ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, thuhet nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Tags: Albin Kurtihashim thacikoronavirusqeveria ne kosove

TË LIDHURA

Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro
Aktualitet

Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro

20:03 | 16/04/2026
Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë
Aktualitet

Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë

20:00 | 16/04/2026
Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër
Aktualitet

Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër

19:26 | 16/04/2026
Next Post
Ulet numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, 12 raste të reja

Ulet numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, 12 raste të reja

Hyri në banesën e ish-bashkëshortes, arrestohet ish-futbollisti i Kombëtares

Hyri në banesën e ish-bashkëshortes, arrestohet ish-futbollisti i Kombëtares

Sulmet e 11 shtatorit as që krahasohen me Covid-19 (VIDEO)

Sulmet e 11 shtatorit as që krahasohen me Covid-19 (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro
Aktualitet

Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro

by mirseda
20:03 | 16/04/2026
0

Në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës të FMN-së dhe të BB në Uashington, Guvernatori Sejko zhvilloi një...

Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë

Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë

20:00 | 16/04/2026
Komisioni i Apelit, ndryshon vendimi për trajnerin e Egnatias

Komisioni i Apelit, ndryshon vendimi për trajnerin e Egnatias

19:57 | 16/04/2026
Pas armëpushimit 10-ditor, paralajmëron Hezbollah: Prania e trupave izraelite brenda Libanit

Pas armëpushimit 10-ditor, paralajmëron Hezbollah: Prania e trupave izraelite brenda Libanit

19:52 | 16/04/2026
Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër

Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër

19:26 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com