pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetgameofbet giriş1winnesinecasino giriştambetholiganbet girişnesinecasinojojobet girişholiganbetesbet girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbettambetbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişimajbetesbetholiganbetganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibommatbetsuperbetinbettiltCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Roni dhe Doni Geljon: Si sfidojnë çdo ditë fatin, binjakët siamezë më jetëgjatë në histori

7 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Nga interpretues në skenë, tek mbajtës rekordesh, Roni dhe Doni Geljon kanë sfiduar të gjitha gjasat, për t’u bërë binjakët siamezë më jetëgjatë në histori. Që nga momenti kur lindët, shanset për Roni dhe Doni Geljon ishin kundër tyre.

Mesatarisht, 1 në çdo 200.000 lindje, ekziston një grup binjakësh të bashkuar në trup. Dhe vetëm 5 për qind e këtyre lindjeve, përfundojnë me sukses me binjakët që u dorëzohen të gjallë prindërve të tyre. Për më tepër, 70 për qind e binjakëve të bashkuar janë femra.

Pra, në rastin e vëllezërve Roni dhe Doni Geljon, të jetuarit për kaq shumë gjatë është një mrekulli e vërtetë. Vëllezërit Geljon, janë tani mbi 67 vjeç, duke u bërë binjakët që kanë jetuar më gjatë në histori. Prindërit e tyre Ajlin dhe Uesli Geljon, nuk prisnin as binjakë.

Por në Bivërkrik të Ohajos më 28 tetor 1951, Ajlin lindi Doni, që doli në dritë, i pasuar nga Roni. Ata lindën me zemra dhe stomak të ndarë. Secili kishte krahët dhe këmbët e veta. Por nga barku në ije, Roni dhe Doni Geljon janë të lidhur, duke ndarë një sërë organesh të tretjes.

67 vitet e fundit, ata kanë jetuar ballë për ballë njëri-tjetrit. Pas lindjes, mjekët i mbajtën për 2 vjet në spital. Ata donin të kuptonin, nëse kishte një mënyrë që djemtë të mund të ndaheshin në një mënyrë të sigurtë. Në fund, arritën në përfundimin se asnjë operacion nuk mund të garantonte mbijetesën e dy binjakëve, ndaj Ajlin dhe Ueslin nuk e pranuan diçka të tillë.

Duke mos qenë asnjëherë të ndarë, Roni dhe Doni Geljon tërhiqnin vëmendjen kudo që shkonin. Kur binjakët mbushën 4-vjeç, ata filluan të udhëtonin me babain e tyre, dhe të performonin në karnavalet e rrugës që mbaheshin në mbarë SHBA-në.

Ndërsa shfaqje të tilla, konsiderohen sot kryesisht tabu dhe fyese, “habia njerëzore”, ishte një element kryesor i shumë karnavaleve amerikane në vitet 1960. Dhe për disa njerëz, që mendonin se nuk mund të bënin asgjë tjetër më të mirë, shfaqje të tilla në rrugë, vepronin nganjëherë si një lloj strehe, si një komunitet mikpritës për të papranuarit.

Dhe të papranuar, ishin pikërisht edhe Roni dhe Doni Geljon. Kur arritën në moshën shkollore, zyrtarët nuk i lejuan djemtë të vazhdonin të merreshin me karnavalet, pasi do të shpërqendronin nxënësit e tjerë. Por pikërisht në karnavale, Roni dhe Doni gjetën komunitetin e tyre.

Ata bënë miq me Pitin e Vogël, që njihet si “njeriu më i shkurtër në botë” dhe gjigantin Johan Viking. Ata u bënë ndërkohë miq me pjesëtarët e tjerë të trupës së karnavaleve, dhe punëtorët e kuzhinës. “Kur punonim në rrugë, ajo ishte e gjitha si një familje e madhe”- kujton Roni.

Ndërkohë, dy vëllezërit siamezë fituan mjaftueshëm para, për të mbështetur gjithë familjen e tyre. Ajlin dhe Uesli, patën gjithsej 9 fëmijë.

“Ajo që fitonin ata, ishte e vetmja e ardhur për ne si familje. Ishin ata, që na siguronin bukën e gojës”- thotë Xhimi, vëllai më i vogël. Kur shfaqjet në rrugë, nisën të mos kishin aq shumë popullaritet në SHBA në vitet 1970, vëllezërit Geljon shkuan në Amerikën Jugore dhe Qendrore, ku ata performonin në skenë truke të ndryshme magjike.

“Ata u trajtuan krejtësisht ndryshe atje. Tamam si yje të muzikës rok”- kujton Xhimi. Por fakti që ishin bërë të famshëm si interpretues, nuk do të thoshte që jeta e tyre ishte e lehtë. Përveçse u refuzuan nga shkolla, binjakët përjetonin telefonata ngacmuese në orët e vona të natës.

Kur u tërhoqën nga shfaqjet në rrugë në vitin 1991, dhe blenë një shtëpi në Dejton, Ohajo, me paratë që kishin fituar, adoleshentët e zonës do t’i vëzhgonin nga dritaret e tyre, apo pështynin mbi to. Vëllezërit u frikësuan kaq shumë, sa që lajmëruan policinë.

Pasi shkoi në shkollën e mesme aty pranë, sherifi i zonës i paralajmëroi të rinjtë, se sjellje të tilla nuk do të toleroheshin më, dhe se ata do të ndiqeshin penalisht. Pastaj Roni dhe Doni, kishin edhe mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Megjithëse ata janë u detyruan nga rrethanat, të bëhen mjeshtër të kompromiseve, grindjet verbale janë të pashmangshme, kur jeni bashkangjitur me një person tjetër 24 orë në ditë dhe në 7 ditë të javës.

Vëllezërit siamezë, përfshiheshin shpesh edhe në zënka fizike. Megjithatë ishin mjaftueshëm të zgjuar, për ta kuptuar se një përleshje fizike në ato kushte, mund të ishte fatale për të dy. Ngjarjet më të frikshme për të dy ndodh në vitet 2009- 2010. Si rezultat i një infeksioni viral, Roni pësoi mpiksje të gjakut në mushkëri.

Infeksioni preku edhe Doniin, dhe që të dy mbetën të dobësuar fizikisht. Ata u shtruan në spital, dhe patën nevojë për një kujdes të vazhdueshëm shëndetësor. Megjithatë, vështirësitë e kaluara prej tyre, u përballën edhe me momente të humanizmit. “Christian Youth Corps” ndërtuan një shtesë  në shtëpinë e Xhim dhe gruas së tij Merit, për të akomoduar aty binjakët siamezë kur të dilnin nga spitali.

Ngjashëm, edhe shumë të huaj u ofruan të gatshëm t’i ndihmonin me sa kishin mundësi. Ndonjëherë, ndonjëherë u paguante faturën në restorant. Pavarësisht se zihen shumë me njëri-tjetrin, binjakët e veçantë janë gjithashtu miqtë më të mirë të njëri-tjetrit.

Atyre u janë ofruar procedura të ndryshme të ndarjes kirurgjikale gjatë viteve, por i kanë refuzuar të gjitha. Duke pasur parasysh problemet e tyre shëndetësore, lëvizja e tyre është bërë më e vështirë sesa ka qenë dikur. Kur ecin në rrugë, pushojnë herë pas here, dhe praktikojnë një dietë të shëndetshme, pasi problemet me tretjen, mund t’i lënë në spital për më shumë se një javë.

Por pavarësisht vështirësive, ata mbeten të vendosur të qëndrojnë sa më të shëndetshëm dhe të aftë që të jetë e mundur. Një mik i mirë i tyre, Glen Kuiat, tha në vitin 2009: “Synimi i tyre ka qenë gjithnjë, të bëhen binjakët siamezë më të vjetër në botë”.

Dhe në vitin 2014, Roni dhe Doni Geljon organizuan një festë, për të kremtuar një moment të rëndësishëm. Kur mbushën 62 vjeç, 8 muaj e 8 ditë, ata ia kaluan vëllezërve aziatikë Çang dhe Eng Bunker, duke u bërë binjakët më jetëgjatë në histori, një arritje e jashtëzakonshme për 2 vëllezër, të cilët edhe mund të mos kishin lindur gjallë dikur./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: binjake siamezecdo ditefatinhistorisfidojnë

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

"Sërish bashkë"/ Çfarë ka ndodhur me Jozefina Topallin?

Dalin fotot, kush janë të arrestuarit për grabitjen në Rinas

Arkivole para Kryeministrisë, sindikalisti: Si do të protestojnë minatorët nesër







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com