Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ronaldo alien, por rekordi i shqiptarit me Juventusin duket i pakapshëm

5 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Ronaldo alien, por rekordi i shqiptarit me Juventusin duket i pakapshëm

Për Kristiano Ronaldon pseudonimet janë drejt fundit, pasi portugezi, edhe pse nesër feston 36-vjetorin e tij (do i festojë më datë 5 shkurt), vazhdon që të ecë me një sprint të frikshëm, duke nisur jo vetëm nga gjithçka ka fituar në karrierë, por edhe lidhur me golat e tij.

Siç e tha edhe vetë ai pak javë më parë, “janë rekordet që e ndjekin atë, jo ai rekordet”, ndonëse muaji janar ishte disi i vështirë për yllin e Juventusit, duke qenë se nuk shënonte që prej 11 janarit, nga ndeshja me Sasuolon.

Gjithsesi, kur të gjithë nisën që ta sulmonin dhe të vinin mbi figurën e tij hijen e një futbollisti që ka nisur t’i përfundojë benzina, duke parë edhe disa paraqitje të fundit nën nivel, CR7 shpërtheu kundër Interit, në Kupën e Italisë. Sulmuesi iberikas i Juventusit u ngjit në kuotën 762 gola në karrierë, falë të cilave la pas 761 të njohurit zyrtarisht nga legjenda Pele, duke u ngjitur kështu në vendin e tretë të renditjes historike të goleadorëve. Për 36-vjeçarin kjo është vetëm arritja e radhës, pasi me ritmin që po mban, as Romario i vendit të dytë me 772 dhe as rekordmenin absolut, Jozef Biçan me 805, nuk duken të paarritshëm.

Në të njëjtën kohë, Kristiano ka vendosur dje një tjetër rekord, deri në këtë pjesë të sezonit. Ai është futbollit i vetëm në pesë ligat kryesore të Europës (Itali, Angli, Spanjë, Gjermani e Francë) që ka shënuar më shumë dopieta se kushdo tjetër (8 deri tani). Por akoma më shumë se kaq, Ronaldo në 23 ndeshje sezonale me Juventusin ka realizuar 22 gola sivjet.

Pra, jemi në mesataren e një goli për ndeshje. Gjithsesi, nëse juventini vazhdon që të pasurojë kurrikulumin e tij dhe do vazhdojë ta bëje ende gjatë në kohë, duke qenë se të paktën duke iu referuar intervistave të tij, ai dëshiron të luajë deri në moshën 40-vjeçare, duket se ka një rekord që ai nuk do të thyejë dot, të paktën me bluzën e Juventusit. Nëse Ronaldo është lojtari që ka ditur të fitojë “Këpucën e Artë” në Spanjë dhe Angli dhe e synon sivjet në Serinë A, duke qenë se është kryegolashënuesi i kampionatit, luzitani vështirë se do të thyejë një rekord që i përket një shqiptari që shumë vite më parë ka veshur bluzën e Juventusit.

Bëhet fjalë për Riza Lushtën, sulmuesin i cili në sezonin 1941-1942, në Kupën e Italisë, arriti që të shënojë 8 gola në një sezon të vetëm. Ky rekord është i pathyeshëm prej gati 80 vitesh dhe Ronaldo duket e vështirë që ta synojë sivjet. Madje, në tri sezonet e tij me bluzën bardhezi ai ka shënuar në total 4 gola (2 sivjet, me dopietën ndaj Interit).

Prandaj, duke mos njollosur kurrsesi emrin e Kristiano Ronaldos, te Juventusi, rekordi i golave në Kupën e Italisë, në një sezon të vetëm do të jetë “markë” e një shqiptari, Riza Lushtës së madh, i cili në Torino luajti për pesë sezone (1940-1945) dhe la gjurmën e tij të përjetshme./Panorama Sport/

Tags: JuventusKristiano Ronaldo”rekordriza lushta

TË LIDHURA

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

23:19 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale
Aktualitet

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Andorra-Shqipëria/ Minutat e para, kuqezinjtë në sulm
Sport

Andorra-Shqipëria/ Minutat e para, kuqezinjtë në sulm

20:58 | 13/11/2025
Next Post
Rama kërkon 75 mandate/ Deputeti Shameti më optimist: Mund të marrim dhe 80

Rama kërkon 75 mandate/ Deputeti Shameti më optimist: Mund të marrim dhe 80

Ministri britanik: Në të gjithë botën ekzistojnë 4,000 variante të Covid-19

Ministri britanik: Në të gjithë botën ekzistojnë 4,000 variante të Covid-19

A pritet një valë e dytë infektimi? Brataj: Shqipëria është e përgatitur

''Javët e ardhshme do të kemi rritje të rasteve''/ Skënder Brataj jep alarmin







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

by mirseda
23:19 | 13/11/2025
0

Imagjinojnë se tre atletë përgatiten për një garë të rëndësishme vrapimi. Për fituesin është një premio shumë...

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

22:53 | 13/11/2025
Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

22:08 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

21:38 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com