Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Erion Piciri ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Mësohet se Piciri ka qenë kandidat për deputet në listën e PD-së në kryeqytet, Ndërkohë që më datë 15 ka paraqitur kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë mandatin e deputetit.
Pas vlerësimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Piciri do të betohet në Kuvend si deputet e ligjvënës, ndërsa deri më tani në Kuvend numërohen 102 deputetë.
Ndër të tjera, Piciri ka qenë kandidat i vetë shpallur për zgjedhjet e brendshme në PD, duke rivalizuar Lulzim Bashën në garën e fundit elektorale, por kandidatura e tij nuk u pranua për shkak se ai nuk ishte anëtar i Partisë Demokratike.