Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ripërkufizimi i Evropës dhe i evropianëve

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ripërkufizimi i Evropës dhe i evropianëve

Që Evropa të gjejë vendin e saj në një botë që po ndryshon me shpejtësi, qytetarët e saj  do të duhet të shohin përtej shtetit-komb, si burimin e tyre të vetëm të identitetit personal. Ka pak “kombe të para” të mbetura sot në botë – dhe ky është një zhvillim i mirëpritur.

Lajpcig – Duke udhëtuar nëpër Gjermani në prag të zgjedhjeve të saj federale më 24 shtator, nuk mund të mos tërheqin vëmendjen shenjat e vazhdueshme të traumave të thella që la pas kriza e refugjatëve e vitit 2015.

Papritmas dhe praktikisht pa paralajmërim, thuajse 1 milionë njerëz të dëshpëruar – kryesisht sirianë që u iknin masakrave në atdheun e tyre – u dyndën në Gjermani. Dhe ndërsa Gjermania mund të jetë vendi më i mirë-menaxhuar burokratikisht i Evropës, edhe ajo u paralizua nga kjo dyndje.

Përgjigja e kancelares gjermane Angela Merkel ndaj krizës së dy viteve më parë, ishte anulimi i rregullores dhe hapja e kufijve të vendit të saj. Ajo i tha popullit gjerman, “Wir schaffen das” (Ne mund ta bëjmë këtë!).

Por opinioni publik gjerman sugjeron sot, se vendi është bërë më i zellshëm për gjeste të tilla të guximshme. Po, Gjermania e bëri këtë, pasi s’kishte alternative tjetër; dhe shumë gjermanë janë krenarë për vendin e tyre, se ishte në lartësinë e situatës. Por shumica shpresojnë që një krizë e ngjashme të mos ndodhë më kurrë në të ardhmen.

Megjithëse shumë gjermanë janë pajtuar me atë që ndodhi dy vjet më parë, një pakicë e vogël ndihet ende e tradhtuar. Ajo ka reaguar me zemërim dhe nacionalizëm ksenofobik, dhe këto ndjenja pa dyshim do të pasqyrohen në mënyrën se si ata do të votojnë në zgjedhjet e së dielës.

Por trauma e Gjermanisë nga kriza e refugjatëve, duhet të shihet në perspektivë. Shumë më tepër refugjatë kanë kërkuar dhe gjetur mbrojtje në vende të tilla si Libani dhe Turqia, sesa në Gjermani.

Në terma relativë, Gjermania do të duhej të pranonte 20 milionë refugjatë, që të barazohej me Libanin në vitin 2015. Në Turqi, vetëm Stambolli po strehon aktualisht më shumë refugjatë sesa e gjithë Gjermania. Sigurisht, Gjermania nuk është i vetmi vend evropian që mund të pësojë ndryshime në panoramën politike në vend, si pasojë e krizës së refugjatëve.

Në vendin tim, Suedi, një parti politike që do të na izolojë nga pjesa tjetër e botës, ka shumë të ngjarë të shënojë një rezultat domethënës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit të ardhshëm. Dhe në shumë vende të Evropës Qendrore, që vetëm kohët e fundit kanë rifituar ndjenjën e tyre të sovranitetit, refugjatët konsiderohen gjerësisht si një kërcënim për identitetin kombëtar.

Në një mënyrë apo tjetër, këto çështje do ta dominojnë politikën evropiane gjatë viteve të ardhshme. Evropa po përpiqet të krijojë dalëngadalë njëfarë rezistence ndaj traumës që përjetoi në vitin 2015. Është kontinenti që dikur eksportonte luftëra dhe trazira, por që tanimë dëshiron të mbrohet nga problemet e fqinjëve të saj.

Një nga leksionet e vitit 2015, është se Bashkimi Evropian do të duhet të zhvillojë një politikë të jashtme dhe sigurisë të përbashkët, edhe më të fortë. BE-ja duhet të zëvendësojë retorikën e saj me veprime konkrete, duke pranuar gjithashtu përgjegjësitë e saj rajonale dhe globale.

Gardhet me tela me gjemba mes Hungarisë dhe Serbisë, nuk do ta mbrojnë dot Evropën nga efektet e luftës në Ukrainë, grushtet e shtetit dhe aktet terroriste në Anadoll, apo nga konfliktet e dhunshme në Levant dhe Mesopotami. Dhe ato nuk do të ndihmojnë Evropën as të menaxhojë ndryshimet dramatike që po ndodhin aktualisht në Afrikë, kontinenti që do të jetë shtëpia e 40 për qind të popullsisë në moshë pune në botë brenda disa dekadash.

Një tjetër leksion nga 2015-a, është se vendet evropiane duhet të mësojnë të ripërcaktojnë identitetet e tyre kombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia dhe Kanadaja janë vende të ndërtuara nga emigracioni, dhe shumica prej nesh janë pasardhës të njerëzve nga diku tjetër. Në fakt, nuk ka mbetur shumë nga “kombet e para” në këto vende. Sot ka gjasa të ketë më shumë njerëz me prejardhje suedeze në Çikago, sesa në Stokholm.

Sigurisht, Evropa është e ndryshme nga homologet e saj perëndimore. Fiset e saj kanë luftuar njëra-tjetrën për mijëravjeçarë. Dhe për dy shekujt e fundit, evropianët ndërtuan shtetet-kombe gjithnjë e më të fuqishme dhe identitete kombëtare, në bazë të përvojave historike të gjata dhe të ndërlikuara.

Natyrisht vetë BE-ja u ndërtua nga shtetet-kombe. Por qytetarët e këtyre të fundit, dëshironin të kapërcenin trashëgiminë e tyre të gjatë të tribalizmit dhe luftës. Gjykuar nga ky objektiv, gjysmë shekulli i parë i BE-së ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm.

E megjithatë, ekzistojnë pengesa që dikush ta shohë këtë sukses. Qoftë e justifikuar apo jo, kur njerëzit perceptojnë një kërcënim ndaj identitetit të tyre kombëtar, shpërfaqen instinktet e tyre tribale.

Dhe është një e vërtetë të frikshme, që Brukseli dhe Meka po shihen që të dyja si kërcënime vdekjeprurëse. Që Evropa të gjejë vendin e saj në një botë që po ndryshon me shpejtësi, qytetarët e saj do të duhet të mësojnë të përqafojnë identitetet e shumëfishta.

Dikush mund të jetë krenar si suedez por edhe si një evropian në të njëjtën kohë; dikush mund të jetë gjerman edhe turk, dhe të nxjerrë forcë nga ky dualizëm.

Nuk është tradhti, ta cilësosh veten një qytetar të botës. Përkundrazi, është diçka e lavdërueshme. Një ndryshim i tillë në qëndrime, do ta bënte Evropën shumë të ndryshme. Atëherë, ne do të mund të lëviznim më në fund nga konfliktet dhe frika e lashtë tribale, dhe do të përqafonim një të ardhme dixhitale të ndërlidhur.

Merkel, e cila ka gjasa të zgjidhet për një mandat tjetër 4-vjeçar si kancelare më 24 shtator, u tha gjermanëve se ata “mund ta bëjnë këtë”. Por nëse Gjermania dhe pjesa tjetër e Evropës do ta bëjnë këtë, kjo mbetet për t’u parë. Gjithçka varet nga ne.

Shënim: Carl Bildt, ish-ministër i jashtëm dhe ish-kryeministër i Suedisë. Ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i BE-së në ish-Jugosllavi dhe më pas i OKB-së në Ballkan.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: beemigrantetEvropësevropianetGjermaniaqytetar i botesRipërkufizimiSHBAsuedia

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Blue Ivy është zyrtarisht nën hapat e Beyonce? Shikoni ç’bën!

Blue Ivy është zyrtarisht nën hapat e Beyonce? Shikoni ç’bën!

Supermarketi britanik ofron pagesa me venat e gishtave në të gjithë botën

Supermarketi britanik ofron pagesa me venat e gishtave në të gjithë botën

Njihuni me aeroplanët më të mëdhenj në botë!

Njihuni me aeroplanët më të mëdhenj në botë!







JU REKOMANDOJMË

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C
Moti

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

by mirseda
22:11 | 31/10/2025
0

Kjo fundjavë, e cila përkon edhe me nisjen e muajit nëntor, do të jetë e ngrohtë dhe...

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

21:31 | 31/10/2025
FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

21:26 | 31/10/2025
Shpërndanin drogë, arrestohen dy të rinj shqiptarët në Itali

Shpërndanin drogë, arrestohen dy të rinj shqiptarët në Itali

21:24 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com