Rajoni

Rindërtimi i “Notre Dame”, Kosova i ofron ndihmë financiare Francës


               Publikuar në : 12:35 - 17/04/19 Enno

Kryeministri Ramush Haradinaj ka konfirmuar se edhe Kosova do të jetë një nga shtetet që do të ndihmojë Francën financiarisht.

Haradinaj, teksa ka shprehur keqardhje për djegien e katedrales Notre Dame para ambasadorit të Francës,  Didier Chabert, ka deklaruar se edhe Kosova do të jap kontributin në nderimin e saj, ndërsa nuk e ka zbuluar vlerën e mjeteve që janë propozuar në këtë rast.

Ishte presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk kërkoi ditën e djeshme nga vendet anëtare të BE-së që të ndajnë mjete për rindërtimin e Katedrales.

Zjarri që shpërtheu në katedralen e Notre Dame zgjati më shumë se 12 orë, ndërsa zjarrfikësit thanë se arritën të ruanin strukturën e ndërtesës gotike.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u zotua të rindërtojë katedralen e shekullit të 12-të duke e cilësuar incidentin si një “tragjedi e tmerrshme”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT