Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Rimandatimi si kryeministër në vitin 2001, Meta: Marrëdhënia ime me Fatos Nanon (Video Arkiv)

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Rimandatimi si kryeministër në vitin 2001, Meta: Marrëdhënia ime me Fatos Nanon (Video Arkiv)

Pas rimandatimit të tij si kryeministër në shtator të vitit 2001, Ilir Meta ka qenë i ftuari i parë i sezonit të ri të atij viti në emisionin “Opinion”.

Marrëdhënia e Metës me kreun e Partisë Socialiste në atë kohë, Fatos Nano, ka qenë një ndër temat më të diskutuara dhe drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu e pyeti pikërisht për të. Kryeministri i asaj kohe tha se ai gjithnjë ka pasur vullnetin e mirë për të bashkëpunuar në mënyrë të hapur dhe të qëndrueshme, por mohoi gjithashtu të ketë pasur mungesë vullneti nga Nano.

“Unë jam Kryeministër i Partisë Socialiste, jam i votuar në Partinë Socialiste dhe siç kam deklaruar para votimin dhe pas votimit jam Kryeministër i të gjithë socialistëve dhe mbaj përgjegjësi përpara tyre, ashtu sikurse kam theksuar që do të punoj që të jem Kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Unë asnjëherë nuk kam punuar për ta ndarë Partinë Socialiste. Dëshiroj të theksoj se gjithnjë kam pasur vullnetin për të bashkëpunuar në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë me kryetarin e PS, me sekretarët e partisë, kryesinë, strukturat qendrore dhe lokale. Kjo është shumë e rëndësishme për të rritur efikasitetin e qëndrueshmërisë së vendit dhe për të bërë të ndërgjegjshme Partinë Socialiste për problemet që vendi ka.

Nuk dëshiroj të them që nuk ka pasur vullnet nga ana tjetër për të bashkëpunuar, por unë jam për bashkëpunim të qëndrueshëm, afatgjatë, të hapur dhe kështu shpresoj të jenë edhe të tjerët në Partinë Socialiste. Unë nuk kam menduar asnjëherë se ky mandat do të jetë i përjetshëm, përkundrazi ajo që unë kam kërkuar ka qenë shumë e ndershme dhe demokratike që konkurrimi të bëhej përpara zgjedhjeve në mënyrë që të dal përpara popullit të shpalosë programin. Por unë mora pjesë edhe në këtë konkurrim sepse në fund të fundit nga çdo konkurrim ne mund të mësojmë. Qeveria që unë kam krijuar është shumë e gjerë dhe mund të ketë ministra që mund të mos kenë votuar për mua, por ky nuk është elementi im kryesor”, tha Meta.

Ai gjithashtu foli edhe për prioritetet e qeverisë së tij dhe theksoi se integrimi në BE mbetej prioritet i prioriteteve.

“Kjo qeveri ka shumë prioritete. Dëshiroj të përsëris se vendi po kalon në një fazë të re. Kemi hyrë në një periudhë stabilizimi dhe pjekurie të demokracisë. Prioritet i prioriteteve është integrimi evropian dhe forcimi i autoritetit të ligjit. Shumë i rëndësishëm mbetet zhvillimi i ekonomisë së vendit, nxitja e investime vendase dhe të huaja”, shtoi Meta.

*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së televizionit Klan për vitet 1998-2012

Tags: kryeministerMetaopinion

TË LIDHURA

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga
Aktualitet

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga

16:45 | 15/04/2026
E rëndë në Tiranë: 44-vjeçari gjendet i pajetë në shkallë
Aktualitet

E rëndë në Tiranë: 44-vjeçari gjendet i pajetë në shkallë

16:40 | 15/04/2026
Konfirmohet murtaja e bagëtive në Bulqizë, asgjësohet ferma
Aktualitet

Konfirmohet murtaja e bagëtive në Bulqizë, asgjësohet ferma

16:32 | 15/04/2026
Next Post
Gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit kur blejnë një shtëpi

Gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit kur blejnë një shtëpi

Rudina Hajdari: Meta-Rama, qëndrime ekstreme jo për Shqipërinë

Rudina Hajdari: Meta-Rama, qëndrime ekstreme jo për Shqipërinë

Kryebashkiaku i Skraparit: Mos çoni dëm materialet zgjedhore, s’do futen në ambientet tona

Kryebashkiaku i Skraparit: Mos çoni dëm materialet zgjedhore, s’do futen në ambientet tona







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga
Aktualitet

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga

by mirseda
16:45 | 15/04/2026
0

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kanosur me armë zjarri dhe më pas i ka përplasur...

E rëndë në Tiranë: 44-vjeçari gjendet i pajetë në shkallë

E rëndë në Tiranë: 44-vjeçari gjendet i pajetë në shkallë

16:40 | 15/04/2026
Superliga, përcaktohen datat e “Final Four” dhe shpërblimet financiare

Superliga, përcaktohen datat e “Final Four” dhe shpërblimet financiare

16:34 | 15/04/2026
Konfirmohet murtaja e bagëtive në Bulqizë, asgjësohet ferma

Konfirmohet murtaja e bagëtive në Bulqizë, asgjësohet ferma

16:32 | 15/04/2026
Dhjetë minutat e fundit sjellin gjithmonë telashe, Bylisi në ankth për mbijetesën para Partizanit

Dhjetë minutat e fundit sjellin gjithmonë telashe, Bylisi në ankth për mbijetesën para Partizanit

16:30 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com