Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Rikthim karantine në Shqipëri? Konfindustria: Pasojat do të ishin shkatërimtare

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rikthim karantine në Shqipëri? Konfindustria: Pasojat do të ishin shkatërimtare

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Konfindustria kundërshton çdo rikthim të gjendjes së karantinës për bizneset dhe qytetarët si masë kundër Covid 19.

“Në rast të kundërt pasojat do të ishin shkatërrimtare për qëndrueshmërinë makroekonomike, biznesin dhe qytetarët shqiptarë në afatgjatë. Pasojat ekonomike rrjedhuese do të ishin aq të rënda për mbijetesën e qytetarëve shqiptarë, sa mund të prodhojnë deri në përballje me prishje të paqes sociale dhe rendit kushtetues” shkruhet në deklaratë.

Konfindustria vlerëson, se ekonomia shqiptare pësoi një goditje mjaft të ashpër si pasojë e mbylljes kundër pandemi në 6 mujorin e parë të vitit 2020.

“Rënia ekonomike parashikohet të jetë deri në 12.5 % të PBB për vitin financiar në vazhdim. Vetëm në 3 muaj mars-maj 2020 humbjet në ekonomi përllogariten në mbi 2 miliard $. Kategori të gjera të biznesit prodhues dhe të shërbimeve u prekën ashpër nga pasojat e menaxhimit të pandemisë Covid 19.

Humbën mbi 70 mijë vende pune, pa llogaritur pjesën jo formale të punësimit. Në një pjesë të madhe të kategorive të bizneseve pjesa e të punësuarve, që qëndruan në punë, pati një ulje reale të pagave deri në 50%.

Goditje të rëndë pësuan edhe industritë e prodhimit, që lidhen me eksportet si hidrokarburet, mineralet, fasonët, turizmi, etj. Buxheti i shtetit ndjeu drejtpërdrejt rënie të fortë të të ardhurave me pothuaj 400 milion & për 3 mujorin e dytë të 2020.

Viti i pasuksesshëm në industrinë e turizmit dhe rënia e fortë me pothuaj 60% e të hyrave nga emigracioni e kanë ngadalësuar qartësisht rimëkëmbjen ekonomike” vijon më tej deklarata.

Konfindustria vlerëson, se rikthimi i mbylljes për ekonominë dhe lëvizjen e qytetarëve do të çonte në mënyrë të pashmangshme në falimentim të sigurtë të shumë kategorive të bizneseve të mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël, duke rritur ndjeshëm papunësinë dhe rënien e nivelit të mirëqënies.

“Vlerësohet, se sidomos falimentimi do të ishte i pakthyeshëm për një shumicë të industrive vendore. Sa më sipër do të rrezikonte seriozisht kapjen e mëtejshme kërcënuese të tregjeve vendore nga prodhimet dhe shërbimet e huaja konkurente me pasoja të pallogaritshme në afatgjatë për zhvillimin ekonomik dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë”përfundon deklarata. /SCAN

Tags: ekonomiakarantinëshqiperi

TË LIDHURA

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime
Politikë

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Next Post
Fjolla Morina merr propozimin romantik për martesë

Fjolla Morina merr propozimin romantik për martesë

“Nëse rizgjidhem, do i rikthehemi jetës normale”, Trump çudit me deklaratën

“Nëse rizgjidhem, do i rikthehemi jetës normale”, Trump çudit me deklaratën

“Dueli” Meta-Rama për dekoratat

“Dueli” Meta-Rama për dekoratat







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com