E diel, 12 Korrik, 2020
19 C
Tirana

Rezultoi me koronavirus/ Brataj falenderon qytetarët: Medikamenti më i mirë i kësaj terapie

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

FOTO/ Nuk do ta njihni, Eduart Ndocaj humb peshë në mënyrë drastike

Ish-deputeti, Eduart Ndocaj është shfaqur i transformuar pas një operacioni që ka zhvilluar së fundmi në Itali. Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij,...

Këngëtarja e infektuar fotografohet jashtë banesës, bëhet lajm se theu izolimin

Këngëtarja e njohur, njëkohësisht edhe deputete PDK-së, Eliza Hoxha, e cila rezultoi me koronavirus pak ditë më parë, ka thyer rregullat e izolimit duke...

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj para pak ditësh rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe aktualisht ndodhet i vetëizoluar në shtëpi.

Brataj nuk ka nguruar që të shpërndajë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku falenderon përzemërsisht të gjithë qytetarët që janë interesuar për gjendjen e tij shëndetësore dhe i kanë uruar shërim të shpejtë.

“Mesazhet tuaja qenkan jo vetëm kurajo, por medikamenti më i mirë i kësaj terapie kundër koronavirusit Sars Cov2, që shkakton sëmundjen e COVID-19”, shkruan ndër të tjera Brataj.

Postimi i plotë i Brataj: “Përshëndetje! Mesazhet tuaja qenkan jo vetëm kurajo, por medikamenti më i mirë i kësaj terapie kundër koronavirusit Sars Cov2, që shkakton sëmundjen e COVID-19.

Nuk e them për t’ju falenderuar më shumë nga ç’duhet, nuk e them për t’u dukur më i rëndësishëm, nuk e them për publicitet, nuk e them për të marre sa më shumë share…

Jo! Për asnjë nga këto arsye!

Si gjithmonë, i drejtpërdrejtë me ju, këtë e ndjej ta them, e ndjej ta shpreh, e ndjej ta ndaj me ju qindra e mijëra persona që i shoh për herë të parë në profilin tim, e ndjej ta ndaj me pacientë, miq, shokë, mjekë, infermierë, shoferë, sanitarë, kolegë, profesionistë, bashkëpunëtorë, politikanë, gazetarë, media dhe njerëz të thjeshtë, që nuk pushuat dhe vazhdoni të shkruani e të më uroni shërim të shpejtë.

Nuk është aspak e thjeshtë për askënd të marë lajmin se është i infektuar nga coronavirusi; nuk është aspak lajm i mirë kur ke të gjitha shenjat dhe simptomat e sëmundjes, kësaj sëmundje tinzare dhe jo plotësisht të njohur; nuk është aspak e këndshme që familiarët dhe bashkëpunëtorët e tu të njoftohen nga mediat!

Lexo edhe :   Dy raste pozitive tek Partizani/ Mbrojtësi rumun izolohet së bashku me motrën

Ju garantoj se kura më e mirë është POZIVITETI JUAJ pa fund, pa masë, pa ndërprerje, pa limit, pa dallim, pa kufij, nga çdo qytet, fshat, apo shtet, që çdo ditë të jep energji, të jep kurajo, të jep emocion, të jep dashuri humane pa fund, aq sa shumë herë të derdhësh lot, po lot me ngashërim, lot që pushojnë vetëm kur heq sytë nga ato mesazhe, sms, apo hartime tuajat të shkruajtura me fjalë zemre, me dashuri nëne, shoku, kolegu, me ndjenjë humane.

Lexo edhe :   Punonjësja e infektuar, mbyllet kopshti i parë në Tiranë

Unë tani kam pak kollë dhe shenja më të lehta të sëmundjes. Jam më mirë, edhe falë këtij poziviteti të vazhdueshëm që ju më dhuroni.🙏

Shpresoj të kthehem sa më shpejt……

UNË DO TË KTHEHEM që të vazhdojmë këtë betejë të ashpër së bashku, për t’ju shprehur edhe njëherë, SHUMË, SHUMË, SHUMË, SHUMË MIRËNJOHJE !

FALENDERIMI PËR JU ËSHTË SHUMË PAK!

Dr. Skënder Brataj”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...