Fiorentina ka shkarkuar trajnerin Beppe Iachini pas vetëm 7 javësh në Serinë A. 2 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje në kampionat kanë detyruar drejtuesit ë të largojnë trajnerin.
Mediat italiane bëjnë me dije se skuadra “vjollcë” tashmë ka zgjedhur edhe trajnerin e ri e bëhet fjalë për Cesare Prandelin.
Ditën e nesërme pritet të bëhet zyrtare nga Fiorentina me trajnerin që do të hedhë firmën mbi kontratë.
Iachini bëhet kështu trajneri i parë në Serinë A, që shkarkohet pas vetëm 7 javësh të luajtura.