E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

Eksperti i OKB: Lulzim Basha s’ka qenë me mua në Shtëpinë e Verdhë

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Nga Habjon Hasani

Në vitin 2010 sapo kisha nisur punë në gazetën “MAPO” të Henri Çilit, isha gazetar në atë që u quajt “sektori i investigimit”, ndonëse shumë shpejt u bë e qartë se të investigoje në një gazetë pro-qeveritare siç ishte MAPO, ishte pretendim naiv.

Në Dhjetor 2010 një publikim në gazetën zvicerane “Le Tiemps” bëri shumë bujë në Tiranë. Kjo gazetë kishte intervistuar një ekspert të OKB-së të quajtur Jose Pablo Baraybar, ndërsa ky i fundit ishte antropolog dhe hetues në misionin te “Shtëpia e Verdhë” në Shqipëri. Raporti i Dick Martyt e pretendonte këtë shtëpi si një bazë të UÇK-së ku ishin kryer transplante ç’njerëzore me organet jetike të pengjeve serb.

Në shkrimin e gazetës zvicerane, eksperti Baraybar citohej sikur të kish thënë se gjatë hetimeve që kishte kryer në “Shtëpinë e Verdhë” shoqërohej nga Lulzim Basha si përkthyes.

Në ato kohë pata një komunikim me mikun tim Auron Taren të cilit i thashë se synoja të intervistoja direkt ekspertin. Që të jem i sinqertë pritshmëritë e mia ishin që Baraybar të më jepte dhe më tepër detaje mbi rolin e Lulzim Bashës dhe duke pasur merakun mos intervista nuk do publikohej në gazetën “MAPO”, i kërkova Auronit që të ndërhynim diku tjetër për publikimin e intervistës në rast se do bllokohej.

Auroni më tha që ishte e vështirë që eksperti të pranonte të fliste sepse historia ka shumë gjasa që të jetë e sajuar. “Nuk besoj fare te historia e Shtëpisë së Verdhë, shteti serb punon si makinë qepëse, Dick Marty punon për ta, s’besoj se ka ndonjë lidhje Luli, gjithsesi mirë është të sqarohet ajo që kanë shkruar zviceranët”, – më tha Auroni.

Më ngjau sikur Auroni ja fuste kot dhe me mendjen time kisha pritshmëri të tjera, nëse eksperti Baraybar do pranonte të intervistohej “do e fundosja Lulin”.

E kontaktova ekspertin në Facebook i thashë kush isha dhe pse e kontaktoja dhe i shpreha synimin për ta intervistuar. Në chat-in e Facebook-ut më nisi direkt adresën e tij të e-mail-it dhe më tha që t’i dërgoja pyetjet. Ja nisa menjëherë.

Përgjigja erdhi diku pas një ore, ndërsa pritshmëritë e mia u shkërmoqën porsa e lexova.

Eksperti i OKB-së Jose Pablo Baraybar mohoi kategorikisht të ishte shprehur për gazetën zvicerane “Le Tiemps” se kur kishte vizituar “Shtëpinë e Verdhë” ai shoqërohej nga Lulzim Basha.

“Unë kurrë nuk kam thënë dhe e përsëris, kurrë, se zoti Basha ishte me mua në Shtëpinë e Verdhë. Nëse kjo është botuar ka qenë një citim i gabuar.”, – u përgjigj eksperti duke demontuar me një fjali gjithë tymnajën e ngritur në Tiranë.

Mbaj mend se pasi u publikua kjo intervistë në MAPO, të nesërmen në mëngjes më erdhi një SMS nga Auron Tare i cili më shkruante: “Shumë e mirë intervista, por unë të thashë që ja fusin kot, është lojë e serbëve”.

Pasi u publikua kjo intervistë e ekspertit në MAPO, u shfry tullumbacja e gazetës zvicerane dhe mediat e injoruan këtë temë.

Sot, 10 vite më vonë, konstatoj që për kulisat politike të ditës, në media është rikthyer artikulli i gazetës zvicerane “Le Tiemps”, ku zyrtarë të rëndësishëm të Rilindjes dhe media pranë tyre, citojnë shkrimin e një gazete zvicerane i cili në fakt është përgënjeshtruar dhe ka dalë “huq” që para 10 vitesh.

Kjo është arsyeja që sot publikojmë në Hashtag.al të plotë intervistën e Dhjetorit 2010 me ekspertin e OKB-së, jo thjesht për të thënë të vërtetën, por edhe për të demontuar një sulm të pistë dhe dallkauk ndaj Lulzim Bashës, bazuar në një shkrim të pavërtetë të një gazete zvicerane.

INTERVISTA:

Z.Baraybar, në një intervistë për “Le Temps”, ju keni përmendur hollësi rreth hetimit tuaj në “Shtëpinë e Verdhë” në Burrel. 8 vjet pas kësaj, cila është përshtypja juaj? Sipas këndvështrimit tuaj, a është e vërtetë kjo histori?

Është e vështirë të vlerësosh historinë si të vërtetë ose të pavërtetë, ajo që është e qartë është se informacioni që kemi hasur përsëri në Kosovë ishte sigurisht i besueshëm. Siç thotë raporti i Marty-t, shumë është diskutuar rreth Shtëpisë së Verdhë dhe diçka e tillë është vetëm pjesë e një pamjeje shumë më të gjerë. Ne gjithashtu duhet të dallojmë dy grupe të të dhënave, që raporti Marty po artikulon pasi ka hetuar një numër drejtimesh për dy vjet)
1) ekzistenca e UÇK-së në Shqipëri dhe 2) trafikimi i mundshëm i organeve.

As në këtë moment dhe madje as atëherë, askush me mendje të kthjellët nuk do të thoshte se nuk kishte kampe të UÇK-së në Shqipëri dhe se njerëzit nga Kosova u morën nga përtej kufirit dhe se disa vdiqën atje. Unë kam intervistuar personalisht viktima që ishin atje (në Kukës). Për sa i përket trafikimit të organeve dhe faktit që disa njerëz të dërguar në ato kampe mund të kenë përfunduar në një rrjet të trafikut të organeve është pretendimi kryesor që duhet të hetohet më tej.

Lexo edhe :   Basha: Një muaj pas ardhjes në pushtet, nuk do të ketë familje në çadra

Ne kemi lexuar raportin e Dick Marty-s dhe pretendimet e Carla Del Ponte, gjithçka që gjetëm ishte e dyshimtë dhe pa prova. Çfarë mendoni për përfundimet e Marty-t?

Lexo edhe :   Basha: Një muaj pas ardhjes në pushtet, nuk do të ketë familje në çadra

Çdo hetim fillon si pretendim dhe dyshime, prandaj duhet të kryhet një hetim i duhur. Askush sipas meje nuk po pretendon gjëra pa bazë. Libri i Del Pontes është një raport biografik dhe nuk duhet të presim të gjejmë ndonjë “provë” në të, raporti Marty është një raport shumë më i plotë dhe për mendimin tim ai paraqet një numër drejtimesh që duhen ndjekur.

Z.Lulzim Basha reagoi sot (19 Dhjetor 2010). Ai e mohoi që të kishte qenë atje me ju, si përkthyes. Ai tha se gjatë asaj kohe, ai ishte duke punuar për UNMIK-un. A keni ndonjë dëshmi në lidhje me udhëtimin tuaj së bashku atje?

Unë kurrë nuk kam thënë dhe e përsëris, kurrë, se zoti Basha ishte me mua në Shtëpinë e Verdhë. Nëse kjo është botuar ka qenë një citim i gabuar.

Janë bërë shumë hetime në “Shtëpinë e Verdhë” nga Tribunali i Hagës, Këshilli i Evropës dhe autoritetet shqiptare. Askush nuk mund të gjente prova në lidhje me trafikimin e organeve. A mendoni se është e mundur të gjesh prova, nëse do të zhvillohet një hetim tjetër?

Për aq sa di unë, i vetmi “hetim” i Shtëpisë së Verdhë ishte ai që ne zhvilluam në vitin 2004. Gjithashtu duhet të kemi parasysh se edhe gjatë vizitës tonë në vitin 2004, probabiliteti për të gjetur prova të drejtpërdrejta të asaj që ndodhi pesë vjet më parë ishte tashmë i vogël. Mos harroni gjithashtu se një nga pretendimet sipas burimeve është se kufomat e viktimave ishin hedhur në varrezat lokale jo shumë larg shtëpisë. Një vizitë në varreza e bëri megjithatë praktikisht të pamundur të dihet se ku mund të kërkohet me informacionin paraprak. Trafikimi i organeve si krim duhet të hetohet nga shumë këndvështrime. Megjithatë është e qartë se si praktikë në zonë nuk është e re. Mos harroni klinikën ‘Medicus’ në Prishtinë. Një hetim i tillë do të përfshinte vlerësimin se kush është i përfshirë në rrjete të mëdha kriminale që mund të jenë në të vërtetë dhe ndër shumë gjëra të tjera, bëjnë edhe trafik organesh. Por qartësisht, çdo hetim duhet të ketë bashkëpunimin e të gjithëve. Nuk ka kuptim të thuash se gjërat janë të pavërteta nëse nuk ke treguar se janë të pavërteta, ose të vërteta për atë çështje. Për momentin ka akuza dhe të dhëna paraprake që sugjerojnë shumë gjëra, vetëm një hetim sistematik do i dalë çështjes në fund.

Ju keni thënë që keni gjetur pajisje për transfuzione gjaku, shiringa dhe gjëra të tjera. A keni marrë diçka me vete dhe e keni analizuar? Nëse po, cilat janë përfundimet?

Gjetëm relaksues të muskujve, shiringa dhe një çantë IV. E gjithë kjo u mor nga ICTY.

Z.Baraybar, në “Le Temps” ju keni thënë se keni parë një raport në lidhje me trafikimin e organeve, me dëshmitarë dhe prova. A mund të na tregoni se cila ishte rruga e trafikimit, sepse nëse raporti që keni lexuar ishte një hetim i plotë ai do të duhej të kishte emrat e protagonistëve të tjerë të këtij të ashtuquajturi trafik, njerëz që blejnë këto organe, destinacionet e tyre dhe përbërës të tjerë . A mund të shtjelloni më shumë rreth kësaj…

Jo. Ajo që unë u kam thënë për “Le Temps” është se kam marrë një informacion të besueshëm nga 8 burime të ndryshme që nuk e njihnin njëri-tjetrin rreth njerëzve të dërguar në Shqipëri, disa prej të cilave do të mund të kenë përfunduar në Shtëpinë e Verdhë. Kjo është arsyeja pse ne arritëm në Shtëpinë e Verdhë fillimisht. Nuk ishte çështje zgjedhja e ndonjë shtëpie në Shqipëri dhe planifikimi i një vizite. Kjo ishte bazuar në informacionin që morëm. Për më tepër do t’ju bëja një pyetje. Si mendoni se do të kishte gjasë të shkonit në ndonjë shtëpi në Shqipëri, që është një shtëpi e rastësishme dhe të gjeni të njëjtat gjëra që gjetëm? Unë do të thosha asnjë. Kjo sidoqoftë dhe unë këmbëngul, nuk është provë e asgjëje, është më tepër pjesë e një numri elementësh të tjerë që duhet të përdoren në një hetim.

Sipas këndvështrimit tuaj, është e mundur të bëni një transplantim në mes të askundit, në ato kushte?

Askush në dijeninë time nuk ka sugjeruar që transplantimet janë bërë në mes të askundit. Trafikimi i organeve ka të bëjë me tregtimin e organeve të nxjerra në mënyrë të paligjshme për një dhurues. Tjetër çështje është vetë procesi i transplantimit (mjekësor).FUND/ 19 Dhjetor 2010

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtare/ Vijon ora policore, Komiteti i Ekspertëve nuk bën asnjë ndryshim

Komiteti i Ekspertëve vendosi ditën e sotme që të mos ketë masa të reja. Komiteti Teknik i Ekspertëve tha se aktualisht do të vijojmë...

Britania do nisë vaksinimin javën e ardhshme, Interpoli lëshon alarmin global

Britania u bë vendi i parë në botë që zyrtarizoi vaksinën kundër koronavirusit, që pritet të nisë të mërkurën e javës që vjen. Zyrtarët...

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion

SPAK ka përfunduar hetimet për procedimin penal të Eduard Strugaj, ish drejtor i burgut 313-të dhe të pandehurve të tjerë. I pandehuri Eduard Strugaj,...

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Shifrat në rritje të infektimeve të reja, ka detyruar autoritetet në Kosovë të ndërmarrin masa të reja. Duke analizuar situatën e ku nuk ka patur...

32 vite në skenë/Altin Shira: Shqiptarët dikur ishin më dorëlëshuar

Altin Shira, me plot 32 vite në skenë, vijon të jetë i kërkuar nga publiku. Si një artist me shumë vite karrierë, Altin Shira...