Një bandë shqiptare e cila po shpërndante drogë është dënuar me 33 vjet burg në total. Banda e cila kishte 12 anëtarë, e përbërë nga dy kontrollues, 8 korrierë dhe dy persona të tjerë u kap me 1.2 kilogramë drogë. E cila kapte vlerën 144,000 paund. Kështu e nis artikullin media britanike Daily Mail. E cila nëpërmjet një artikulli bën me dije se një grup shqiptarësh janë arrestuar dhe dënuar, si pasojë e një operacioni anti-droge.
Ndër të tjera autoritetet londineze gjetën një shumë parash prej 20,000 paund dhe dy telefona. Të cilët përdoreshin për të koordinuar lëvizjet e drogës.
Investigimi filloi kur një nga korrierët u ndalua më parë nga policia për një kontroll rutinë dhe iu gjet kokainë. Hetimi zgjati për 8 muaj dhe gjatë kësaj kohe janë zhvilluar disa gjyqe për shqiptarët e përshirë në biznesin e drogës.
Sipas policisë britanike, krerët e bandës së kokainës ishin Bledar Ponari, 28-vjeç dhe Fjoralb Fera, 21-vjeç, të dënuar me 64 dhe 60 muaj heqje lirie.
Anëtarët e tjerë të bandës janë Halil Shehu, 22-vjeç, Klevis Drahzi, 20-vjeç, Fabio Domi, 21-vjeç, Mario Prendi, 27-vjeç, Albi Hoxha, 23-vjeç, Bledar Xhani, 23-vjeç, Dritan Jella, 33-vjeç, Kladji Qyra 22-vjeç, Emirjan Demiraj 22-vjeç dhe Erdi Nezaj, 25-vjeç, të cilët morën dënime nga 11 në 34 muaj.
Detektivi Lee Johnson, i cili ishte në krye të operacionit u shpreh se nëpërmjet këtij aksioni po i dërgojnë një mesazh atyre që synojnë Britaninë për t’u marr me drogë. Si edhe atyre që jetojnë në Angli dhe tregtojnë lëndë narkotike.
“Ky operacion ka qenë jashtëzakonisht shumë i suksesshëm në shpërbërjen e një prej grupeve më të mëdha kriminalistike. Të cilët merrnin përfitime nga shitja dhe shpërndarja e kokainës në Londër. Arrestimi dhe dënimi i këtyre individëve i dërgon një mesazh të fortë atyre që vijnë në Angli për të shitur drogë dhe atyre që janë këtu dhe e blejnë. Policia nuk do ta tolerojë këtë gjë.”
Por, duket se ky vendim nuk është mirëpritur nga qytetarët britanikë. Komentet e të cilëve në rrjet akuzojnë sistemin e drejtësisë se nuk është duke i dënuar siç duhet. Pasi janë duke marr dënime shumë të ulëta dhe favorizuar përhapjen e krimit.
Ndër të tjera duket se britanikët janë të lodhur me këtë gjë dhe kërkojnë ekstradimin e shqiptarëve. Madje disa përdorin edhe gjuhë të rëndë, drejtuar të rinjve shqiptarë që shkojnë ilegalisht në Angli dhe hyjnë në biznesin e drogës./ Burimi: Daily Mail Përshtati: TIRANA TODAY