E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

Reshje shiu me intensitet të ulët, si do jetë moti në fundjavë

Dita e shtunë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në mesditë.

Përgjatë relieveve malore, kryesisht në Lindje dhe Juglindje, reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Dita e diel parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare, në orët e mesditës.

Në fushën termike, për ditën e shtunë temperaturat parashikohen pa ndryshime të ndjeshme, ndërsa ditën e diel pritet të pësojnë rritje në vlerat maksimale.

Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...