Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rënie e thellë e ekonomisë franceze

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Ndërprerja më e gjatë se parashikimet e jetës ekonomike e publike bën që ekonomia franceze të shënojë rënie të thellë. Kriza e Coronas pritet gjithashtu ta thellojë borxhin në një nivel të ri rekord.

Sipas një parashikimi të Ministrit të Financave Le Maire, ekonomia franceze po tkurret më shumë nga sa mendohej më parë, për shkak të krizës së Coronas. Produkti i brendshëm bruto pritet të bjerë tetë përqind këtë vit, tha Le Maire. Deri tani, pritej një rënie prej gjashtë përqind.  Ministri francez i Financave e justifikoi rënien më të madhe me faktin se masat e mbylljes zgjatën më shumë sesa ishte parashikuar.

Kriza e Coronas pritet gjithashtu ta thellojë borxhin në një nivel të ri rekord, për ekonominë e dytë në Eurozonë, pas Gjermanisë. Deficiti shtetëror pritet të jetë këtë vit nëntë përqind e produktit të brendshëm bruto, tha ministri i buxhetit Gerald Darmanin. “Një deficit të tillë vendi ynë nuk e ka përjetuar kurrë që nga Lufta e Dytë Botërore,” i tha ai France Info. Deri tani, pritej një borxh prej minus 7.6 përqind.

Kjo në një kohë kur deri në nëntorin e vitit të kaluar, Franca, e cila prej kohësh nuk ka qenë në gjendje të kryejë reforma dhe është ngadalësuar nga greva të vazhdueshme, shihej nga disa se po kthehej në motor të Eurozonës. Për 2019 ekonomia e Francës u rrit me rreth 1.3 përqind. Kjo rritje ishte dy herë më e lartë se e ekonomisë gjermane, e cila u rrit vetëm me 0.6 përqind.

Sipas parashikimit të OECD-së, për vitin 2020 qe parashikuar që produkti i brendshëm bruto i Francës të rritej me 1.2 përqind.

Kompanitë franceze qenë vjet jashtëzakonisht optimiste – pjesërisht falë uljes së taksave dhe tatimeve. Ato i rritën investimet me 0.9 përqind në tremujorin e dytë – pas një rritjeje prej 0.5 përqind në tremujorin e parë. Projektet e investimeve qenë në 2019-ën në nivelin e tyre më të lartë në tre vjet.

Veç kësaj, varësia e pakët e Francës nga eksportet ushtroi një ndikim pozitiv. Në tetor dëshira për të blerë e francezëve ishte në nivelin më të lartë në pothuajse dy vjet. Konsumi është shtysa kryesore e ekonomisë franceze.

Mbrëmë, Presidenti Macron njoftoi një zgjatje edhe për katër javë të kufizimeve të daljes, deri në 11 maj. Që nga mesi i marsit, francezët lejohen të dalin vetëm nga shtëpitë dhe apartamentet e tyre për të shkuar në punë ose te mjeku, për të blerë sende ushqimore ose për të bërë disa sporte vetëm në natyrë./DW

Tags: ekonomiaFrancekoronavirus

TË LIDHURA

Bota

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026
Bota

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026
Bota

Dorëhiqet ambasadorja amerikane në Greqi, Guilfoyle: Përjetësisht mirënjohëse presidentit Trump

17:49 | 13/10/2026
Next Post

Shkëlqim Hajdari takim me sipërmarrësit e peshkimit: Kërkesat e tyre janë të realizueshme

Aplikimi për riatdhesimin nga Italia, Balluku sqaron qytetarët e mbetur jashtë

Shërimi i mjekëve Brataj e Koraqi nga koronavirusi, reagon presidenti Meta







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com