Forcat RENEA dhe policia kanë ndërmarrë një aksion sot në Gjirokastër, duke vënë në pranga një person të dyshuar për një krim të ndodhur tre vite më parë.
Në një aksion blic të RENEA-s në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër, është arrestuar shtetasi Enerik Lluka.
RENEA fillimisht ka rrethuar banesën, dhe më pas ka hyrë brënda, duke bërë të mundur arrestimin e tij. Në banesë iu gjet një armë zjarri tip pistoletë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ngjarja për të cilën ai akuzohet nga ndodhur në mars të 2016, në kthesën e fshatit Andon Poçi, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz. Ku i vrarë mbeti Dorian Lluka, 29-vjeç dhe u plagos Birbil Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër.