Rëndohet edhe më tej bilanci nga koronavirusi në Shqipëri. Pas disa ditëve pa viktima, shënohet viktima e 27-të nga koronavirusi në Shqipëri.
Një pacient 71-vjeçar, nuk ia ka dalë dot mbanë virusit vdekjeprurës, duke e humbur betejën me të.
Nga COVID-19 ka humbur jetën një 71-vjeçar nga Durrësi, i cili ishte shtruar në spital me COVID-19 prej dy javësh, ndërsa ishte i intubuar.
I moshuari ka ndërruar jetë mesnatën e kaluar. Mesditën e sotme pritet të dalin të dhënat e rifreskuara mbi të prekurit, dhe ata që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. Mbetet për t’u parë nëse do të kategorizohet si viktimë e virusit apo sëmundjeve të tjera shoqëruese.