pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisholiganbethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetsuperbetingrandpashabetjojobetmeritkingdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinobetzulamatadorbetpashagamingdoedacasibomcasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabetteosbetteosbetgameofbetgrandpashabetmarsbahisimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetvdcasinourfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinobetciopusulabetdoedasuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişbetvolejojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinbetcio girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetiptv satın alromabetTipobetcasibommeritkingjojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabetbetciograndpashabetpusulabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Rekrutimi i të rinjve dhe dhunë”, raporti: Organizatat kriminale shqiptare bëjnë ‘ligjin’ në Itali

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Raporti i fundit i Departamentit të Antimafias Italiane, DIA, të sapo prezantuar në Parlamentin Italian me të dhënat e gjashtëmujorit e parë të vitit 2018 mbi aktivitetin kriminal të mafies italiane e të grupeve kriminale të huaja mes të cilëve dhe atyre shqiptare në territorin italian.

Krimit shqiptar në Itali i dedikohet një kapitull më vete në raportin e Antimafias italiane ku shkruhet “siç është raportuar dhe në gjashtëmujorin e  mëparshëm, shqiptarët janë organizimet kriminale të huaja ndër më aktivet e më të degëzuara në territorin italian.”

“Rekrutimi i vazhdueshëm i të rinjve është një simptomë e aftësisë së tyre për të shtuar radhët e grupimeve kriminale, e sjellja e dhunshme që i  karakterizon  përdoret jo vetëm për qëllime kriminale por dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes grupeve”, thuhet në këtë raport.

Trafiku i lëndëve narkotike mbetet aktiviteti kryesor i krimit të organizuar shqiptar në Itali. Gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2018 janë ekzekutuar mjaft operacione që kanë çuar në arrestimin e shumë shtetasve shqiptarë si dhe në sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës.

Antimafia italiane thotë se Shqipëria prodhoi e eksportoi një sasi të konsiderueshme të marijuanës në Itali e destinuar të shpërndahet më pas në të gjithë Evropën.

Në të njëjtën kohë, raporton Antimafia italiane, Shqipëria është vendi tranzit i heroinës së prodhuar në Azinë Qendrore e Afganistan.

Të shumtë janë kriminelët shqiptarë që janë vendosur prej shumë vitesh në Itali e kryesisht në zonën e Salentos.

Antimafia italiane i cilëson shqiptarët si ekspertë për transportimin përmes detit me anë të mjeteve të fuqishme lundruese të sasive të mëdha marijuane që më pas shpërndahet në të gjitha rajonet italiane e sidomos në Puglia.

I tillë qe operacioni i ekzekutuar në 16 shkurt të 2018 i cili çoi në sekuestrimin e 178 kg marijuanë e arrestimin e 3 skafistëve, 2 shqiptarë e 1 italian, apo operacioni  i 1 janarit 2018 ku në Meledugno në provincën e Brindizit u kap skafi me mbi 1700 kg marijuanë, 1 kallashnikov, 2 karikatorë e 60 fishekë.

Për antimafian italianë  grupet kriminale shqiptare janë degëzuar fuqishëm në të gjithë Italinë e kanë aftësinë të trafikojnë drogë  përmes Italisë drejt vendeve të tjera të Evropës siç dëshmojnë dhe operacioni “Rexton” i ekzekutuar nga Policia e Bolonjës , Milanos e Leços, ku u ekzekutuan mbi 50 urdhra arrestimi të shtetasve shqiptarë e marokenë e u shkatërruan dy organizata kriminale , të cilët trafikonin rreth 300 kg marijuanë në muaj e 1 kg kokainë të  pastër në javë.

Apo dhe dy operacionet e koduar “Orange ” e “Nadir” që shkatërruan nëj trafik droge mes Italisë e Holandës e Spanjës për llogari të trafikantëve shqiptarë.

Hetimet e Antimafias italaine kanë zbardhur  sesi grupimet kriminale shqiptare në Itali kanë marrëdhënie fitimprurëse në trafikun e drogës me mafian italiane sidomos me atë pulieze e me klanet mafioze kalabreze.

Raporti i Antimafias italiane thekson lidhjen e ngushtë të kriminalitetit shqiptar me rajonet në jug të Italisë, në veçanti me Kalabrinëe Puglian.

Këtë fakt e vërteton operacioni “Bogotá” që zbardhi bashkëpunimin mes shqiptarëve e mafies puglieze në trafikun e marijuanës  e kokainës me degëzime në Holandë e Gjermani. Apo dhe operacioni i koduar “Stammer 2- Melina” i cili shkatërroj një organizimi kriminal bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe mafias kalabreze Ndrangheta duke trafikuar mbi 5 tonë marijuanë nga Shqipëria me një vlerë përfitimi prej 10 milionë euro.

Një tjetër operacion i Antimafias Italiane i koduar Affari di Famiglia çoi në shkatërrimin e një celule kriminale shqiptare me bazë në Romë e degë në Shqipëri, Holandë e Belgjikë e që trafikonte kokainë me vendet e Ulëta.

Sipas Antimafias Italiane problemi i plantacioneve me marijuanë në Shqipëri e e i trafikimit të saj ka çuar në aktivizimin e Planit Kombëtar Antikanabis 2018 -2020 ku autoritetet shqiptarë kanë kërkuar ndihmën e ekspertëve italianë për identifikimin e plantacioneve me marijaunë me anë tre monitorimit ë zonave të thella me anë të aeroplanëve, dronëve e helikopterëve.

Një tjetër aktivitet fitimprurës për krimin shqiptar në Itali është ai i shfrytëzimit të porstitucionit. Gjatë operacionit të koduar “Tregtar në Fier” Policia e Milanos mundi të shkatërroj një grup kriminal shqiptar të cilët në bashkëpunim me një grup kriminal rumunë trafikonin e shfrytëzonin për prostitucion vajza nga Evropa e Lindjes, e gjithashtu merreshin dhe me trafikun e drogës.

Sipas DIA italiane aktiviteti kryesor i veprimit të kriminalitetit shqiptar në Itali i cili shpesh kryhet në bashkëpunim mes italianëve e organizata kriminale të huaja vazhdon të mbetet; trafiku i lëndëve narkotike, shfrytëzim prostitucioni e krimi kundër pronës.

Në krimin kundër pronës është verifikuar dhe bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe shtetasve rumunë si e dëshmon operacioni i ekzekutuar në qershor të 2018 në komunën Stradella të Pavias e i koduar “Vampiri”, ku u arrestuan 9 shqiptarë, 8 rumunë, 3 moldavë 1 kosovarë, 2 italianë të akuzuar për mbi 70 grabitje të dhunshme me armë.

“Karakteri transkombëtar i veprimtarisë së grupeve kriminale shqiptare në Itali, shumëllojshmëria e aktivitetit të tyre të paligjshëm, burimet financiare  zotërimi i armëve, e kanë bërë krimin shqiptar në Itali si një nga format kriminale me marrëdhënie më të qëndrueshme e të frytshme me organizatat mafioze italiane”, thuhet në raportin e Antimafias italiane./oranews/

Tags: aktivetantimafiasitalikriminaleorganizatatraportishqiptare

TË LIDHURA

Aktualitet

Deputetja e PS, Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës

21:49 | 16/07/2026
Aktualitet

Rama promovon bujtinën “Xhaferri” në Skrapar: Model agroturizmi mes natyrës dhe traditës

21:10 | 16/07/2026
Aktualitet

Sidorela Vatnikaj: Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale

20:41 | 16/07/2026
Next Post

Taksa/ Thaçi takon ambasadorin e SHBA-ve: Të largohen të gjitha pengesat

“Të kam dhënë 100 vota”, qytetarja i kërkon përgjigje, Rama: Të gjithë kanë të drejtë, por...

“Dritan Dajti”/ Flet për herë të parë Rama: Akt kriminal, rivranë katër policët







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Kultura

Rama: Iso-polifonia shqiptare frymëzoi kolonën zanore të “The Odyssey

by mirseda
22:27 | 16/07/2026
0

Shqipëria është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha kinematografike të Hollywood-it, pasi tingujt e...

Amerika vijon për të pestën natë radhazi sulmet ndaj objektivave iraniane

22:24 | 16/07/2026

Deputetja e PS, Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës

21:49 | 16/07/2026

Dokumenti zbulon si u largua Jasir Asani nga Irani: “Pavarësisht mirëbesimit të lojtarit…”

21:24 | 16/07/2026

Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

21:21 | 16/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com