Aktualitet

Rekord i ri në Antarktidë, shënohet temperatura më e lartë (FOTO)


               Publikuar në : 15:51 - 14/02/20 M S

Sipas Organizatës Meteorologjike Botërore të KB (OMO), temperaturat në Gadishullin Antarktik janë rritur me gati 3 gradë gjatë 50 viteve të fundit. Studiuesit kanë regjistruar një temperaturë prej 20.75 gradë në një ishull të Antarktidës, duke shënuar kështu një tjetër rekord.

Për shkencëtarët, kjo ishte paksa surprizuese, pasi nuk ishin hasur më parë me një temperaturë kaq të lartë. Më konkretisht, shkencëtari brazilian Carlos Schaefer i tha AFP se “kurrë nuk kishin parë një temperaturë të lartë në Antarktidë”.

Por ai paralajmëroi që temperatura e regjistruar në 9 shkurt, ishte vetëm një lexim dhe jo pjesë e një grupi të të dhënave afatgjata.

“Ne nuk mund ta përdorim këtë, për të parashikuar ndryshime klimatike në të ardhmen”, tha ai. “Është thjesht një sinjal se diçka ndryshe po ndodh në atë zonë”, shtoi ai.

Kontinenti gjithashtu shënoi një rekord javën e kaluar, me një lexim të temperaturës 18.3C në gadishullin Antarktik.

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT