Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim pati një takim me MInistrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se me Lleshjan diskutoi, ndër të tjera dhe për përgatitjen e zgjedhjeve.
Kim tha se Lleshaj i’u përgjigj pyetjeve të saj në lidhje me regjistrimin e votuesve, dhe se ministri do të japë sqarime për publikun.
”Sot patëm një diskutim shumë të mirë me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, për forcimin e bashkëpunimin për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuam gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e ID biometrike siç është rënë dakord 6/5. Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve’’, shkruan ambasadorja në Twitter.
Partia Demokratike akuzon qeverinë se po zhvendos votuesit nga qendrat e votimit pa dijeninë e tyre, për të të vjedhur zgjedhjet e 25 prillit.
1/2 Ha a very good discussion today w/Interior Minister @SanderLleshaj on strong ?? ?? cooperation on security & law enforcement. Also discussed preparations for elections, including implementation of biometric ID as agreed 6/5. He clarified questions about voter registration.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 1, 2020