Pasditen e sotme, kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me mediat, për të folur lidhur me ngërçin e Gjykatës Kushtetuese. Pasi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, Basha iu rikthye me urgjencë telefonit. Gazetarët prisnin një lëvizje nga kryedemokrati, por ky i fundit iu rikthye menjëherë mesazheve në telefon. “Po pse po prisni që të largohem unë? Po unë s’largohem, jam në parti. Po të doni rrini edhe ju!”, tha Basha.
Basha e quajti rastin më të paprecedentë në 30 vite demokraci, kofliktin mes parlamentit dhe presidentit, për krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai nga ana tjetër shton se ngritja e Gjykatës Kushtetuese, është kusht i hapjes së negociatave për integrim në BE. Zgjidhja sipas Bashës, është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme si Maqedonia e Veriut.