Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Reformën Zgjedhore/ Socialistët shtyjnë me tre muaj, çfarë pritet të ndodhë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Reformën Zgjedhore/ Socialistët shtyjnë me tre muaj, çfarë pritet të ndodhë

Partia Socialiste do të kërkojë zgjatjen edhe me tre muaj të Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore në Parlament.

Në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar Socialist u vendos që kërkesa t’i propozojë konferencës së kryetarëve dhe më pas seancës, për shtyrjen e Komisionit. Mandati i Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore përfundoi mandatin e tij në muajin dhjetor të vitit të kaluar, pa shqyrtuar draftin e përgatitur për shkak të bojkotit të opozitës.

Kuvendi kërkoi një shtyrje të mandatit të komisionit me një muaj, gjatë të cilit komisioni nuk mundi të zhvillojë asnjë mbledhje. Dje, Grupi Parlamentar Socialist vendosi zëvendësimin e bashkëkryetares së Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore, Blerina Gjylameti me Damian Gjiknurin, sekretarin për Reformën Zgjedhore. Gjylameti u vendos në krye të këtij komisioni, pas emërimit të Bledi Çuçit ministër të Bujqësisë.

OPOZITA

Burime nga mbledhja e Grupit Parlamentar Socialist pohuan dje se Partia Socialiste do të ftojë deputetët e rinj të opozitës që të bëhen pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore për të mbushur vendet e lëna bosh prej muajsh. Parlamenti pritet të shkojë në 101 deputetë, ku të mërkurën do të betohet deputetja Amra Barova e listës së LSI-së. Ndërkaq, KQZ pritet t’i japë mandatin Korab Litës dhe Halil Jakimit nga lista e PD-së, duke e çuar numrin e anëtarëve në Kuvend në 101.

Në këtë mënyrë, Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të nisë menjëherë nga puna. Por koha e shkurtër deri në zgjedhjet vendore, 30 qershor, nuk do të mund ta bëjë efektiv Kodin e ri Zgjedhor për këto zgjedhje. Sekretari socialist për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha pak ditë më parë se “do të synojmë kompromisin për Reformën Zgjedhore, por shanset që lokalet e 30 qershorit të realizohen me një kod të ri, janë të pakta”.

“Ky draft do të vlejë për zgjedhjet e tjera, pasi tashmë jemi në një fazë finale të përgatitjes së zgjedhjeve dhe institucionet e zgjedhjeve kanë nisur të formësohen. Kështu që do të ishte e pamundur dhe e nxiruar për mendimin tim dhe të traditës në këtë proces të miratojmë një kod menjëherë dhe ta zbatojmë në këto zgjedhje lokale”, është shprehur Gjiknuri.

Komisioni drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike. Komisioni ka në përbërjen e tij aktualisht Blerina Gjylametin, si bashkëkryetare, Vasilika Hysin, Alket Hysenin, Adnor Shametin, Klotilda Bushkan, Ermonela Felajn, Damian Gjiknurin, Bashkim Finon dhe Musa Ulqinin, si anëtarë të propozuar nga Partia Socialiste dhe Nard Ndoka, anëtar i pavarur, shkruan Panorama.

Tags: çfarëmuajndodhëpritetreformën zgjedhoreshtyjnesocialistet

TË LIDHURA

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho
Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit
Aktualitet

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Next Post
Operacioni “Bardhaj”/ Tre persona përfundojnë në pranga në Shkodër (Video)

Operacioni “Bardhaj”/ Tre persona përfundojnë në pranga në Shkodër (Video)

Rriten të ardhurat nga emigracioni, Vasili: Shqiptarët po dëbohen nga shtëpia

Vasili: Çlirimi i shtetit nga kapja dhe kriminalizimi, kryekauza e opozitës

Lezhë/ Sekuestrohen 3 mina me telekomandë, në pranga dy të rinj

Lezhë/ Sekuestrohen 3 mina me telekomandë, në pranga dy të rinj







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë
Bota

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

by mirseda
10:26 | 06/12/2025
0

Kudo që ekziston hapësirë për destabilizim, Rusia do ta shfrytëzojë atë, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë...

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

09:21 | 06/12/2025
Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

08:31 | 06/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com