E mërkurë, 3 Qershor, 2020
14 C
Tirana

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri letër Vasilit dhe Bylykbashit për tryezën e bisedimeve

Më të lexuarat

“Do të takohemi sërish nesër”, Yuri Kim flet pas konsultimeve me Këshillin Politik

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar për mediat në lidhje me konsultimet e kryera me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ambasadorja tha...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në...

Me Manastirliun inauguruan COVID-3/ Rama hedh thumbin e radhës: Pyll pa derra nuk ka

Në një konferencë me gazetarët, kryeministri Rama edhe një herë tjetër paralajmëron shqiptarët se virusi nuk ka iku, ndaj në çdo kohë ata duhet...

Mashtroi biznesmenin turk/ Prokuroria kërkon deri në 10 vite burg për Sinan Idrizin

Prokuroria në Turqi ka kërkuar që aksioneri i kompanisë ajrore “Air Albania”, Sinan Idrizi, të dënohet me 3 deri në 10 vite burg për...

Gazetarja nxjerr detaje të rënda: Dy vajza të tjera janë ngacmuar nga roja e shkollës

Duket se përdhunimi i vajzës 15-vjeçare nuk është rasti i vetëm, pasi të njëjtin fat kanë patur edhe dy shoqet e saj. Detaje të...

Meta kthen në Kuvend ligjin ‘Për shërbimet e pagesave’

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për shërbimet e pagesave”. Sipas Metës, një nga arsyet e kthimit të ligjit...

Formimi i qeverisë së re në Kosovë/ LDK bën publike emrat e ministrave

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së LDK-së, janë bërë publike edhe emrat që do të përbëjnë kabinetin e ri qeverisës në Kosovë. Përmes...

“Ai është i vjetër, nuk i bën këto punë”, babai i 15-vjeçares rrëfen si e ngacmonte roja e shkollës

Babai 15-vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës, ka rrëfyer disa detaje tronditëse lidhur me atë çfarë ndodhi. Ai ka treguar në emisionin “Me...

Rasti i George Floyd/ Autopsia private nxjerr tjetër rezultat nga ajo zyrtarja

Familja e të ndjerit George Floyd, i cili u vra nga policia në SHBA kanë vendosur t’i bëjnë një autopsi private për të zbuluar...

Itali/ Shënohet rënie e numrit të viktimave, rritet numri i rasteve të reja

Për të tretën ditë radhazi, Italia ka shënuar një ulje të numrit të viktimave nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj janë...

Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri, u ka dërguar një letër përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare, që të kthehen në tryezën e bisedimeve. Në letrën e dërguar përfaqësuesit të LSI, Petrit Vasili dhe përfaqësuesit të PD, Oerd Bylykbashi, Gjiknuri kërkon rikthimin në Këshillin Politik më 26 maj.

Kujtojmë këtu se opozita jashtëparlamentare brakstisi tryezën e bisedimeve, pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Deputetja Rudina Hajdari i bëri thirrje opozitës që të mos braktisë tryezën e reformës, pasi i është zotuar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që do të reformojë sistemin.

Letra e dërguar nga Damian Gjiknuri për Bylykbashin dhe Vasilin:

Të nderuar Zoti Oerd Bylykbashi dhe Zoti Petrit Vasili,

Sikurse jeni në dijeni, mbledhja e njoftuar dhe dakordësuar e datës 18 Maj 2020 nuk u bë e mundur për shkak të mungesës suaj, pa një njoftim zyrtar drejtuar grupit të punës së Këshillit Politik.

Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe anëtarit të tryezës politike të Grupit Negociator të ngarkuar nga Këshilli Politik, në datën 20 Maj 2020 ju propozova dy data opsionale për zhvillimin e tryezës së rradhës, me të njëjtin rend dite me atë të mbledhjes së datës 18 Maj, në të cilën ju nuk u paraqitët.

Kërkesa ime sa më lart nuk mori një përgjigje nga ju duke pamundësuar zhvillimin e tryezës në datat 21 dhe as 22 Maj.

Gjej rastin të shpreh keqardhje për disa deklarime tuajat publike ku pretendohet se propozimet e depozituara prej jush në tryezën e grupit negociator nuk kanë marrë përgjigje. Ashtu sikurse ju e dini, grupi i përbashkët i ekspertëve ka punuar mbi draftet e paraqitura në tryezë, duke marrë edhe opinionet e nevojshme nga ODIHR, Këshilli i Evropës dhe NDI.

Lexo edhe :   Këshilli Politik s’arriti një marrëveshje, Vasili: Ja kush nxori pengesa
Lexo edhe :   ‘Reforma Zgjedhore në udhëkryq’, Zëri i Amerikës: S’ka marrëveshje

Sikurse sëbashku jua kërkuam në mbledhjen e fundit, ekspertët e përbashkët kanë formuluar amendamente konsensuale për Kodin Zgjedhor duke marrë në konsideratë një pjesë të konsiderueshme të propozimeve tuaja. Amendamentet e hartuara nga grupi i ekspertëve referuar rolit të policisë në zgjedhje, rolit të prokurorisë, sanksionimit të trajtimit nga SPAK të krimeve të korrupsionit zgjedhor,  forcimit të mekanizmave për sinjalizuesit e shkeljeve zgjedhore dhe mbrojtjen e tyre, përcaktimin e periudhave zgjedhore, adresimit të kuotave gjinore, elementët e teknologjisë në monitorimin e qendrave të votimit etj, presin miratimin tonë në nivel të tryezës politike.

Mbledhja e 18 Majit e cila nuk u bë e mundur të zhvillohej, pritej që të na çonte në dakordësimin në nivel politik të këtyre çështjeve ashtu sikurse do të përqëndroheshim më tej tek puna për gjetjen e konsensusit për çështjet për të cilat ende kemi qëndrime të ndryshme. Duke shfrytëzuar këtu edhe ekspertizën ndërkombëtare të sipërcituar, sikurse e kemi sanksionuar në dokumentin e përbashkët të marrëveshjes politike të 14 Janarit.

Nisur nga nevoja urgjente e adresimit të këtyre çështjeve dhe fakti se po afron data 31 Maj si koha kur sëbashku ishim angazhuan për përmbylljen e procesit brenda tryezës së negociatave, ju ripropozoj pa humbur kohë:

Zhvillimin e tryezës së grupit negociator të Këshillit Politik në datën 26 Maj 2020, ora 10:00 në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Mbledhja mund të zhvillohet edhe në çdo datë tjetër përpara 26 Majit, mjafton që ju ta keni të mundshme pjesëmarrjen.

Në pritje të konfirmimit tuaj,

DAMIAN GJIKNURI

Bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sulm me eksploziv në xhaminë në Afganistan, humbin jetën besimtari dhe imami

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kabul të Afganistanit, teksa brenda në një xhami ka shpërthyer një eksploziv. Sipas mediave të...

Këshilli Politik/ Hajdari tregon se për çfarë nuk bien dakord palët

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari është shprehur se pika për të cilën palët nuk bien dakord është ajo e administratës...

Grupet ekstremiste që dyshohen për dhunën e protestave në SHBA

Mes protestave të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara mbi vdekjen e George Floyd-it ndërsa mbahej nga policia, zyrtarët e shtetit kanë fajësuar provokatorë të...

Një ditë para votimit të qeverisë së re, Vetëvendosje del me njoftimin e rëndësishëm

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nuk do të organizojë protestë nesër, teksa theksoi se nuk dëshiron të dekurajojë protesta të tjera të paralajmëruara nga...

Gjendet i mbytur një 37-vjeçar në bregdetin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, teksa policia ka gjetur trupin e pajetë të një 37-vjeçari në bregdet. Sipas policisë, trupi i viktimës...
WhatsApp KONTAKTO TT