Një avion është rrëzuar në Pakistan, ndërsa në të udhëtonin 107 persona. Avioni është rrëzuar në Karachi, i cili është qyteti më i madh dhe më i populluar në Pakistan. Nga të dhënat nga mediat e huaja mësohet paraprakisht se në avion udhëtonin 100 pasagjerë dhe 7 ekuipazh.
Zëdhënësi i PIA, Abdul Sattar, ka konfirmuar përplasjen dhe shtoi se fluturimi, A-320, po transportonte 107 pasagjerë dhe po fluturonte nga Lahore për në Karachi.
Aeroplani është rrëzuar në një zonë banimi afër aeroportit Karachi. Ambulancat dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Burimet e Autoritetit të Aviacionit Civil thanë se komunikimi i tij me aeroplanin ishte ndërprerë një minutë para uljes së tij. Mediat e huaja shkruajnë se disa shtëpi janë dëmtuar në zonën ku u rrëzua avioni.