Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Reforma Zgjedhore/ Arrihet marrëveshja mes Ramës dhe opozitës parlamentare

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Reforma Zgjedhore/ Arrihet marrëveshja mes Ramës dhe opozitës parlamentare

Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës parlamentare.

“Balkanweb” ka siguruar marrëveshjen e plotë mes palëve, ku opozita parlamentare garanton se do të mbështesë ‘5 qershorin’ dhe do ta votojë në Kuvend.

“Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 23 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 „Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, të miratuar me votat e shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve, në respektim të Marrëveshjes datë 05.06.2020 ndërmjet Partisë Socialiste, opozitës jashtëparlamentare të përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe deputetes Rudina Hajdari”, thuhet në marrëveshje.

Ashtu siç ishte parashikuar, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u takuan sot me krerët e grupeve parlamentare të opozitës. Takimi nisi në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit. Kujtojmë se prej disa ditësh në fokus të debatit politik janë ndryshimet kushtetuese, duke u bazuar tek marrëveshja e 5 qershorit.

MARRËVESHJE POLITIKE PËR “REFORMËN ZGJEDHORE”

Në Tiranë, në datë 21 Korrik 2020, palët e mëposhtme:

Pakica Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, e përbërë nga:

i)Grupi Demokrat, përfaqësuar nga Z. Myslim Murrizi, në cilësinë e Kryetarit të Grupit;

ii)Grupi Demokraci dhe Drejtësi, përfaqësuar nga Z. Edmond Stojku në cilësinë e Kryetarit të Grupit;

iii)Grupi i Pavarur, përfaqësuar nga Z. Nimet Musai, në cilësinë e Kryetarit të Grupit, dhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, në cilësinë e Shumicës Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari i Grupit, Z. Taulant Balla,
Duke marrë në konsideratë dhe duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë:

1.Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas standarteve më të mira të pranuara ndërkombëtarisht, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik;

2.Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve te zgjedhjet;

3.Përmbushjen e kushtit të vendosur në takimin e Këshillit Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimin e OSBE/ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë me BE, prioriteti më madhor për ardhmërinë e vendit;

4.Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit, ku reforma zgjedhore është prioritare,

Me mirëkuptim dhe vullnet të plotë, njëkohësisht angazhohen të:

1.Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 23 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 „Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, të miratuar me votat e shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve, në respektim të Marrëveshjes datë 05.06.2020 ndërmjet Partisë Socialiste, opozitës jashtëparlamentare të përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe deputetes Rudina Hajdari.

2.Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 30 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.8417, datë 21.10.1988 „Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, miratuar me votat unanime të anëtarëve të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Cështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut të Kuvendit në mbledhjen e Përbashkët datë 14 Korrik 2020;

3.Vijojnë dialogun midis grupeve parlamentare si dhe të nxisin e mbështesin dialogun midis tyre dhe opozitës jashtëparlamentare, në një proces gjithëpërfshirës me synim arritjen e një dakordësie sa më të gjerë për reflektimin në Kodin Zgjedhor të amendamenteve kushtetuese që përmenden në pikën 2 më sipër.
Lexuar, pranuar dhe nënshkruar në Tiranë, më 21 Korrik, 2020 në 4 (katër) kopje.

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË SOCIALISTE GRUPI DEMOKRAT
TAULANT BALLA MYSLIM MURRIZI

GRUPI DEMOKRACI DHE DREJTËSI GRUPI I PAVARUR
EDMOND STOJKU NIMET MUSAI

Tags: marreveshjeramareforme

TË LIDHURA

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike
Kryesore

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

21:17 | 16/07/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi
Aktualitet

E rëndë në Astir, gjendet pa jetë një 29-vjeçar brenda automjetit të tij në parkim

20:21 | 16/07/2025
Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama
Aktualitet

Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

20:09 | 16/07/2025
Next Post
“Mendoj se ia dolëm”, ministri i Shëndetësisë në Itali: Më e keqja ka kaluar

“Mendoj se ia dolëm”, ministri i Shëndetësisë në Itali: Më e keqja ka kaluar

Komisioni i Disiplinës përjashton Tërbunin dhe 3 zyrtarët

Komisioni i Disiplinës përjashton Tërbunin dhe 3 zyrtarët

SHBA akuzon dy hakera kinezë

SHBA akuzon dy hakera kinezë

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

by mirseda
22:07 | 16/07/2025
0

Bashkimi Europian paralajmëron rikthimin e regjimit të vizave për Gjeorgjinë nëse Tbilisi nuk ndalon “rrëshqitjen nga parimet...

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

21:44 | 16/07/2025
Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

21:17 | 16/07/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

E rëndë në Astir, gjendet pa jetë një 29-vjeçar brenda automjetit të tij në parkim

20:21 | 16/07/2025
Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

20:09 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com