Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Reforma në drejtësi/ Qeveria propozon ndryshime për “statusin e gjyqtarëve”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Qeveria ka propozuar ndryshime të reja në ligjin për statusin e gjyqtarëve të prokurorëve. Ky ligj është 1 nga 7 ligjet e paketës së reformës në drejtësi që u miratua në vitin 2016.

Sipas këtij projektligji, rezulton se është propozuar ndryshimi i 16 neneve, përmes të cilave synohet të garantohet transparencë në emërimin dhe promovimin në karrierë të magjistratëve. Ishin deputetët e mazhorancës Bashkim Fino, Adnor Shameti dhe Alket Hyseni, si dhe dy deputetët e opozitës së re, Rudina Hajdari e Myslim Murrizi, ata të cilët iniciuan këtë projektligj.

Nevoja për këto ndryshime lindi pas vendimit të gjykatës Kushtetuese në 2017, e cila pranoi pjesërisht kërkesën e Shoqatës së Gjyqtarëve, të cilët kundërshtonin një sërë nenesh të ligjit “Për statusin”, duke i cilësuar si antikushtetuese.

“Shtesat dhe ndryshimet e propozuara janë të domosdoshme me qëllim plotësimin vakumit ligjor të krijuar nga shfuqizimi i dispozitave që lidhen me shkeljet disiplinore të magjistratëve. Plotësimi i këtij vakumi ligjor është i nevojshëm për të garantuar zbatimin e parimeve të llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve, bazuar në elementet e procesit të rregullt ligjor, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare”, thuhet në relacionin e Shoqatës së Gjyqtarëve.

Nenet më të rëndësishme janë ato që parashikojnë dispozitat e shkeljeve disiplinore nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat u shfuqizuan si antikushtetuese. Dispozitat e propozuara kanë trajtuar në mënyrë të qartë dhe shteruese shkeljet disiplinore duke i ndarë ato në shkelje disiplinore gjatë ushtrimit të funksionit; jashtë ushtrimit të funksionit; dhe për shkak të kryerjes së veprës penale. Kjo e fundit nënkupton rastet kur gjyqtari apo prokurori është dënuar me vendim të formës së prerë për një vepër penale, apo kur veprimet dhe mosveprimet e tij konsiderohen sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e magjistratit.

Ndryshe nga më herët, kur magjistratëve ndaj të cilëve ka nisur një shkelje disiplinore, iu mohohej e drejta për tu njohur me provat, tashmë ata kanë të drejtën të njihen me dokumentet e dosjes dhe të marrë një kopje të saj, përpara se Këshilli të marrë vendimin.

Megjithatë, ligjvënësi ka parashikuar disa raste, kur gjyqtarit ose prokurorit, i kufizohet e drejta për tu njohur me dosjen dhe kjo ndodh kur shkaktohet një dëm i rëndë për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, apo cenohen të drejtat e një personi tjetër.

Gjithashtu, një tjetër ndryshim lidhet me moshën e pensionit të magjistratëve. “Ndryshimet e propozuara synojnë të vendosin rregulla dhe procedura të qarta për përfundimin e mandatit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë kur mbushin moshën e pensionit gjatë ushtrimit të funksionit”.

Projektligji u është dërguar për konsultim grupeve të interesit dhe gjasat janë që të miratohet në Parlament vjeshtën e këtij viti.

Tags: drejtesikeshilliKolegjinenetQeveriareforma

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta për projektin e Zvërnecit, vetëm dhjetëra protestues me pankarta në plazhin e Dalanit

12:40 | 06/06/2026
Aktualitet

Spitali i Traumës: Efektivi i plagosur në Maliq mbetet i intubuar, por në gjendje të qëndrueshme

12:18 | 06/06/2026
Aktualitet

Dhunoi rëndë një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

11:56 | 06/06/2026
Next Post

Zihen për pronat, 62-vjeçari godet me sëpatë komshiun

“13 tetori nuk është datë zgjedhjesh”, deklarata e fortë e ish-kreut të KQZ-së

“Shkodranët e vërtetë...”, Spahia i jep përgjigje kritikave të Topallit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta për projektin e Zvërnecit, vetëm dhjetëra protestues me pankarta në plazhin e Dalanit

by mirseda
12:40 | 06/06/2026
0

Pas 6 ditësh në kryeqytet, protesta ndaj projekti Zvërnecit sot është zhvendosur në plazhin e Dalanit. Nisja...

Spitali i Traumës: Efektivi i plagosur në Maliq mbetet i intubuar, por në gjendje të qëndrueshme

12:18 | 06/06/2026

Dhunoi rëndë një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

11:56 | 06/06/2026

Pas protestave masive në Shqipëri, Berlin e Mynih, edhe diaspora në Itali mban tubime

11:30 | 06/06/2026

Anëtarësia e PD-së në Lushnjë voton sot për zgjedhjen e kryetarit të degës

11:24 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com