Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Reeker nga DASH telefonatë me Edi Ramën: Zgjedhjet më 30 qershor

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Reeker nga DASH telefonatë me Edi Ramën: Zgjedhjet më 30 qershor

Ambasadori Philip T. Reeker, asistent sekretar për Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama javën e shkuar.

Kjo telefonatë e kërkuar nga ambasadori Reeker, i është konfirmuar ekskluzivisht për Top Channel, nga dy burime diplomatike të pavarura nga njëra tjetra si dhe nga Kryeministria.

Po të njëjtat burime, në dijeni të përmbajtjes së kësaj telefonate që ka zgjatur 20 minuta kanë treguar edhe thelbin e saj.

Ambasadori Reeker ka ngulmuar gjatë telefonatës për mos bërjen e asnjë hapi pas në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Një qëndrim ky i palëkundur i amerikanëve gjatë muajve të fundit, por i përforcuar edhe njëherë tjetër në këtë bisedë telefonike.

Ditën kur presidenti Meta zhdekretoi datën e zgjedhjeve, Top Channel raportoi se në DASH ambasadori Philip T. Reeker, kishte zhvilluar një takim me departamentin e Euroazizë, për të analizuar vendimin e presidentit.

Ajo çfarë ishte konkluduar në këtë takim, u mësua një ditë më pas kur një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i tha “Zërit të Amerikës” se DASH, është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt, me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit. Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër.

Pikërisht kjo ndjekje vijoi me telefonatën e Reeker për Ramën të mërkurën nga ku më pas ambasadës amerikane iu dha porosia për hapin e radhës.

E enjtja e shkuar një ditë përpara protestës së 9 kombëtare, e gjeti zv/Shefin e Misionit në Detyrë i Ambasadës Amerikane, Daniel Koski në zyrat e kryedemokratit Lulzim Basha dhe shefes së LSI Kryemadhi.

Për ta si asnjëherë më parë, mesazhi i përcjellë ishte më radikali në historinë e pluralizmit shqiptarë.

“Çdo akt dhune nga sot deri në 1 korrik i bërë apo nxitur nga ju do ta detyrojë Departamentin e Shtetit t’ju klasifikojë si organizata të dhunshme!,”-mësohet se ka thënë Koski.

Ligji amerikan për organizatat e dhunshme, të cilat radhiten një shkallë më poshtë se organizatat terroriste, është shumë i ashpër.

Ai prek të gjithë drejtuesit dhe anëtarët e organizatës, të cilëve u konfiskohen asetet, u bllokohen kontot bankare, u sekuestrohet çdo transaksion i mundshëm në dollarë apo pasuri të patundshme.

Por jo vetëm kaq. U kufizohet edhe lëvizja në vendet me të cilat SHBA kanë marrëveshje për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Ky ligj amerikan është veçanërisht specifik për të gjithë anëtarët e këtyre organizatave që kanë pasur poste publike apo kanë aktivitet biznesi.

Ky mesazh i Washingtonit përcjell si një telegram urgjent, Bashës dhe Kryemadhit nga Daniel Koski, nuk u pohua apo mohua nga përfaqësia diplomatike amerikane në rrugën e Elbasanit.

Efekti këtij paralajmërimi u reflektua menjëherë, në protestën e të premtes ku nuk u hodh as edhe një kapsollë e vetme.

/Top Channel/

Tags: ramareekerSHBAtelefonate

TË LIDHURA

“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka
Aktualitet

“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

12:27 | 25/02/2026
“18 mln € për riparimin e urave, digave…”/ Do investohet për pritat lumore përgjatë Shkumbinit
Aktualitet

“18 mln € për riparimin e urave, digave…”/ Do investohet për pritat lumore përgjatë Shkumbinit

12:18 | 25/02/2026
Grupi Parlamentar i PS del nesër me një qëndrim. Zbardhet agjenda e mbledhjes së socialistëve
Aktualitet

Grupi Parlamentar i PS del nesër me një qëndrim. Zbardhet agjenda e mbledhjes së socialistëve

11:54 | 25/02/2026
Next Post
Durrës/ Mbështetësit e PD-së përplasen me policinë, Rama vazhdon i qetë takimin

Durrës/ Mbështetësit e PD-së përplasen me policinë, Rama vazhdon i qetë takimin

Dako mban fjalimin e fundit si kryebashkiak: Sot Durrësi bastion i PS-së

Dako mban fjalimin e fundit si kryebashkiak: Sot Durrësi bastion i PS-së

Bëhen publike rezultatet e provimeve të maturës, kryesojnë notat e ulëta

Bëhen publike rezultatet e provimeve të maturës, kryesojnë notat e ulëta







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka
Aktualitet

“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

by mirseda
12:27 | 25/02/2026
0

ILD nis hetim disiplinor gjyqtaren Irena Gjoka. Irena Gjoka ka deklaruar në KLGJ se nuk ka pasur...

“18 mln € për riparimin e urave, digave…”/ Do investohet për pritat lumore përgjatë Shkumbinit

“18 mln € për riparimin e urave, digave…”/ Do investohet për pritat lumore përgjatë Shkumbinit

12:18 | 25/02/2026
Grupi Parlamentar i PS del nesër me një qëndrim. Zbardhet agjenda e mbledhjes së socialistëve

Grupi Parlamentar i PS del nesër me një qëndrim. Zbardhet agjenda e mbledhjes së socialistëve

11:54 | 25/02/2026
Rregulla të reja udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar, sfida për personat me shtetësi të dyfishtë,

Rregulla të reja udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar, sfida për personat me shtetësi të dyfishtë,

11:43 | 25/02/2026
Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi

Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi

11:31 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com