Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Reagon Duka: Ishte festë për shqiptarët, të paudhët duan të hedhin baltë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Reagon Duka: Ishte festë për shqiptarët, të paudhët duan të hedhin baltë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka reaguar me anë të një letre të hapur për të gjithë sportdashësit në lidhje me ndeshjen “vëllazërore” që u zhvillua një ditë më parë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai thekson se kjo ishte një ndeshje historike dhe një arritje e madhe që dy kombëtare shqiptare të luajnë përballë njëra-tjetrës. Po ashtu Duka ka kritikuar të gjithë ata që reaguan me mllef për humbjen e kuqezinjve, por nga ana tjetër ka pranuar se ishte një ndeshje e dobët që do të shërbejë si një mësim i mirë për stafin dhe të gjithë lojtarët.“Të nderuar dashamirës të Futbollit, shqiptar kudo ku ndodheni!

Mbrëmë ishte një ditë e madhe për shqiptarët kudo që ndodhen: realizuam një ëndërr të kahershme, miqësoren e zyrtarizuar mes dy ekipeve të një gjaku Kosovë-Shqipëri. Qe një ditë e madhe për shqiptarët kudo që jetojnë, por nuk mund ta mohoj që ishte një dite e errët për kombëtaren tonë. Por, ndodh në futboll, ka edhe ditë si kjo, megjithëse askush nuk i dëshiron. Unë uroj dhe besoj shumë që skuadra, stafi dhe të gjithë ne,  do të dimë që ta lexojmë këtë paraqitje të keqe sportive.

Kjo skuadër ka shumë e më shumë potencial dhe uroj që këtë ta tregojë menjëherë që në ndeshjen e radhës me Ukrainën. Kosova luajti më mirë se ne, dhe për këtë unë i përgëzoj dhe nuk kam pse ta fsheh që jam i lumtur për suksesin e këtij ekipi, si të ishte Shqipëria. I uroj nga zemra shumë suksese ekipit të Kosovës në të ardhmen e tij.

Nga ana tjetër, e kam jo pak të vështirë të kuptoj, të besoj, e jo vetëm unë, por edhe shumë nga qytetarët e paindoktrinuar dhe pa paragjykime në të dyja anët e kufirit, se si një ndeshje miqësore vëllezërish, të bëhet shkak për anatemime, negativitet dhe baltë nga disa të pa udhë , të cilët kërkojnë me çdo kusht të bëhen “protagonistë” të neveritshëm duke menduar se po i hedhin benzinë një “zjarri” që nuk ekziston aspak. Shqipëria dhe Kosova luajtën thjesht një ndeshje sportive.

Kombëtarja e Shqipërisë ka qenë e hapur për futbollistët e të gjitha trevave shqiptare. Ne kemi patur nevojë për futbollistë cilësorë, dhe ata kanë pasur dëshirë që të shprehin cilësitë e tyre, dhe njëherësh të japin kontributet e veta në të vetmin ekip shqiptar.

Të gjithë bashkë kemi bërë krenarë çdo shqiptar në çdo cep të globit , me vepra e jo me lehje. Ne kemi lobuar me pasion dhe me fanatizëm që Kosova të ketë këtë Federatë që ka edhe sot. Ndaj, një miqësore midis vëllezërish, me çfarëdo rezultati, duhet të na gëzojë të gjithëve më shumë.

Kjo është e gjitha, ishte thjesht një miqësore: autokritikë Shqipëria, dhe urime Kosova. Për të tjerat e kam të pamundur të futem në debate me analistë politikë, apo edhe ish-presidentë, që brenda 24 orësh gdhihen trajnerë futbolli, këndej dhe andej kufirit.

Gëzuar shqiptarë kudo që ndodheni!”

Tags: baltëduanDukafestehedhinIshtepaudhëtreagonshqiptaret

TË LIDHURA

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Aktualitet

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

12:12 | 16/02/2026
Next Post
Izraeli kryen sulme të reja ajrore në Rripin e Gazës

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në Rripin e Gazës

Reali e fiton 3 herë radhazi, UEFA bën ndryshime në Champions

Reali e fiton 3 herë radhazi, UEFA bën ndryshime në Champions

“Fenomeni” hap thesin, 30 milionë euro për tu bërë president në Spanjë

“Fenomeni” hap thesin, 30 milionë euro për tu bërë president në Spanjë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Shtëpi bari, kazino në Rrilë, përjashtohen nga radhët e policisë 2 ish-drejtues të policisë Lezhë
Aktualitet

Shtëpi bari, kazino në Rrilë, përjashtohen nga radhët e policisë 2 ish-drejtues të policisë Lezhë

by mirseda
12:13 | 24/02/2026
0

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka marrë masa disiplinore ndaj disa ish-drejtuesve të Policisë...

Shqipëria nënshkruan Marrëveshje për Sigurimet Shoqërore me Poloninë

Shqipëria nënshkruan Marrëveshje për Sigurimet Shoqërore me Poloninë

12:05 | 24/02/2026
Denoncimi i Telitit: Skandal në Këshillin Bashkiak të Tiranës, 32 muaj pa komision financiar

Denoncimi i Telitit: Skandal në Këshillin Bashkiak të Tiranës, 32 muaj pa komision financiar

12:03 | 24/02/2026
Gjyqi për Gërdecin, Mediu flet pas seancës: S’mund të vazhdojë një proces me aludime

Gjyqi për Gërdecin, Mediu flet pas seancës: S’mund të vazhdojë një proces me aludime

12:01 | 24/02/2026
Vrasja me thikë e Egli Pashollarit, dedikimi prekës i mikeshës së tij: Jeta s’do të jetë njësoj!

Vrasja me thikë e Egli Pashollarit, dedikimi prekës i mikeshës së tij: Jeta s’do të jetë njësoj!

11:59 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com