pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalgrandpashabetmatbet girişzenbetcasibomzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobetholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetgrandpashabetpalacebetmercurecasino1winbetplayteosbetcasinomilyonbahiscasinoholiganbetbetgitbetsalvadorromabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyonholiganbetbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetbahiscasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetmeritbetmeritbetmeritbetmeritbetcasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetholiganbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Denoncimi i Telitit: Skandal në Këshillin Bashkiak të Tiranës, 32 muaj pa komision financiar

4 muaj ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës Dorian Teliti, në një konferencë për mediat ka denoncuar skandalin në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Teliti thotë se janë bllokuar punët në Këshill dhe se për 32 muaj nuk ka komision financiar, nuk ka konsultime publike dhe se po bëhen vendime të fshehta kundër qytetarëve.

Deklarata e plotë:

Sot në emër të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të opozitës do të denoncoj një situatë alarmante për funksionimin e kryeqytetit: bllokimin abuziv të punëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Prej plot 32 muajsh, mazhoranca në Këshillin Bashkiak e ka kthyer shkeljen e ligjit në praktikë të përditshme. Nuk bëhet fjalë për interpretime të ndryshme juridike. Bëhet fjalë për moszbatim të drejtpërdrejtë të ligjit dhe rregullores së brendshme.

Së pari, prej korrikut 2023 vazhdon praktika antiligjore e moskryerjes së konsultimeve publike për projekt-akte, që ligji detyron Këshillin Bashkiak t’i konsultojë me publikun dhe grupet e interesit, përpara se të diskutohen dhe miratohen në mbledhjet zyrtare të vetë Këshillit. Projekt-vendime që prekin drejtpërdrejt qytetarët e Tiranës, kalojnë pa transparencë dhe pa dëgjuar zërin e publikut. Edhe në mbledhjen e njoftuar më 24 shkurt, jane 4 akte te rendesishme qe do te kalojne pa pyetur fare qytetaret.
Së dyti, prej 32 muajsh rregullorja interpretohet sipas interesit politik të momentit të mazhorancës socialiste. Projekt-akte që dërgohen pak ditë para mbledhjes, në shkelje të afatit minimal 10-ditor, duke minuar të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe për të reaguar mbi këto propozime të njëanshme. E njejta gje ka ndodhur edhe per mbledhjen e ketij muaji, ku materialet jane publikuar vetem 3 dite para.

Së treti, dhe më e rënda, është bllokimi i ngritjes së Komisionit të Brendshëm Financiar. Ligji e detyron ekzistencën e tij. Rregullorja e parashikon qartë. Megjithatë, për 32 muaj, mazhoranca ka refuzuar ngritjen e këtij komisioni, duke pamundësuar monitorimin e zbatimit të buxhetit nga ana e Këshillit Bashkiak.

Pse refuzojne ta perfshijne ne rendin e dites se mbledhjes qe zhvillohet te enjten ngritjen e ketij komisioni? Nga çfarë fshihen? Pse kanë frikë nga transparenca?

Ironike është se, e njëjta mazhorancë është shumë e kujdesshme për të monitoruar minutazhin minimalist të opozitës në mbledhje, “harron” detyrimin për të garantuar mekanizmat e kontrollit financiar.

Të dashur qytetarë!

Kryesia e Këshillit Bashkiak, organi që duhet të garantojë balancë institucionale, është paralizuar. Mbledhjet mujore të Kryesise nuk zhvillohen. Vetëm 5 mbledhje në 32 muaj.
Prej 32 muajsh vijon praktika e refuzimit nga mazhoranca në Këshill për të diskutuar çështje dhe tematika të ndjeshme për qytetarët, si furnizimi me ujë, pastrimin, mjedisin, trafikun, parkimet, hapësirat publike, ndërtimet pa kriter e pasojat e tij, taksat e tarifat vendore e të tjera.
Kjo situatë nuk është konflikt politik. Është deformim i funksionimit normal të demokracisë vendore. Është përqendrim abuziv i pushtetit në kurriz të transparencës, llogaridhënies dhe zhvillimit.
Ndaj u bej thirrje keshilltareve socialist: hiqni dore nga urdherat politike, nga shkeljet e ligjit dhe braktisja e qytetarëve dhe sipermarrjes se Tiranes!
Ju faleminderit!

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

Shqipëria nënshkruan Marrëveshje për Sigurimet Shoqërore me Poloninë

Shtëpi bari, kazino në Rrilë, përjashtohen nga radhët e policisë 2 ish-drejtues të policisë Lezhë

Kërkesa e SPAK për Ballukun, zbulohet data kur Rama pritet ta diskutojë me Grupin Parlamentar







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com