Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Reagimi prekës Fugës pas videos së Ramës me mësuesen me tumor: Po mosni ore… ka kufi çdo gjë!

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Me tone të forta ka reaguar akademiku Artan Fuga, pas videomesazhit të dhënë sot nga Kryeministri Edi Rama, teksa shoqëronte në Onkologjik mësuesen nga Rrësheni me tumor, që iu ankua live për mungesën e medikamenteve.

Reagimi

Propagandë me VNR (video neës release) në pavionin e Dostojevskit

————————–

E shkreta mësuese, gruaja nga Lezha a Mirëdita!

Mirë që e ka zënë halli sepse sëmundja nuk pyet!

Të shkuara i uroj me gjithë zemër, sepse me vullnet çdo gjë kalohet, sigurisht edhe me mjekime. Zoti pastaj e di!

Të gjithë jemi me rrezikun në kokë!

Mirë që nuk i kanë dhënë mjekimin duke e lënë të vdesi, një më pak, gjoja se mjekimi është i shtrenjtë.

Rrena!

Mirë që detyrohet në mes të mexhlisit, në ato mbledhjet e shpifura me front demokratik të tregojë intimitetin e vet, pra sëmundjen që e kërcënon pa mjekim.

Por, tani e marrin dhe e përdorin për propagandë gënjeshtare mu atje në pavion, në vendin e shenjtë ku vuajnë, shpresojnë, shërohen qindra njerëz, si unë, si ti, si ai.

Po mosni o o mosni o, po mosni ore mosni se ka kufi çdo gjë.

Ka kufi që e vendos humanizimi, sikurse vuan qeni për qenin, miun për miun, dashi për dashin, dhelpra për dhelprën.

Gomari për gomarin, derri për derrin.

Kush e ka të drejtën të bëjë nëpër spitale seleksionin midis atyre që do e marrin mjekimin nga ata që nuk do e marrin?

Ka komision etike për këtë?

Ka vendim-marrje shtetrore për këtë?

Se kjo është dënim me vdekje për dikë dhe falje për tjetrin!

 

Kush e merr vendimin???

Unë kam frikë se kjo bëhet me mik, përndryshe nxirrni statistikat.

Pse nuk botohen statistikat???

Merre për bythe atë të statistikave dhe hidhe në trotuar.

Zoti Rama nëse do të bëjë diçka të mirë pasi i dëgjon njerëzit që i trajtojnë sikur të ishin skllevër që ua hedhin luanëve në arena, të marri për bythe gjithë zinxhirin e përgjegjësisë të burokratëve të vet që kanë lënë atë grua dhe mijra të tjera pa mjekim.

Atëhere unë do e besoj atë!

Nuk është vetëm kjo terapi që merret me mik në Shqipëri. Njoh unë të tjerë që kanë qenë të detyruar të bëhen militantë partiakë, përshembull të ruajnë votat e deputetit për të marrë pastaj mjekimin dhe terapinë.

Përndryshe, duhet çuar në prokurori kush merr vendime pa kompetencat e dhëna nga ligji. Ka prokurori apo nuk ka?

Gruaja nga Lezha a Mirëdita, zysha, që Zoti i shtoftë ymrin, sapo ka bërë denoncim në sytë e zotit Rama, dhe askush nuk vepron!

Bërtet e shkreta : Rroftë partia! Mirë bën! Merr terapinë, përndryshe, qëroju! Mirëupafshim në parajsë!

Qenkan shtrenjtë ilaçet për terapinë: Kushtokan 30 mijë dollarë për kurën e plotë? Kjo është shtrenjtë??? Mos u tallni. 30 mijë dollarë për të shpëruar jetën e zyshës që këtë të drejtë ja njeh ligji???

Qenkan 100 gra??? Tre qind mijë për ato gra? Ja tre milionë? Qenkan shumë!!!

O Zot po sa kemi humbur me Cezin, po me atë pallatin në Vlorë sa humbëm?

Cfarë thoni!

Aty ka tentativë vrasje me qëllim, në kundërshtim me ligjin!

O Zot ka njerëz më në këtë vend të dëgjojnë njeriun që vuan!

O zoti Rama, shkarkoje në sekondë ministrin a ministren e shëndetësisë, zëvendësministrat, kapi për bythe dhe hidhi si qen në trotuar, pa punë, dhe çfarë të tjerë që kanë përgjegjësinë përndryshe kanceri që ka mbërthyer shoqërinë, nuk do të gjejë kurrë shërim.

Coje dosjen në prokurori dhe unë do të bërtas : Rroftë zoti Rama!

Merri, për bythe, dhe hidhi tutje!

Nuk ka nevojë për VNR, me propagandë çnjerëzore, në pavionin që ka përshkruar Dostojevski.

Po, po, skena që vetëm Dostojevski mund t’i kthejë në art!

Prisha gojën, po, po.

Më falni, nuk e mbajta dot!

Tags: FugësmësuesenmosniorëpasprekesRamësreagimitumorvideos

TË LIDHURA

Aktualitet

Vrasja në Paskuqan/ Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për informacione mbi autorin

15:11 | 08/06/2026
Aktualitet

Lea Ypi për “The Guardian”: Protestat kundër Kushnerit, shpresë për Evropën

15:08 | 08/06/2026
Aktualitet

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

14:46 | 08/06/2026
Next Post

Vrasja e Ivanoviçit/Bugajski: Rusia po hedh në erë raportet Kosovë-Serbi

Video/ Të rinjtë “pushtojnë” Tiranën me makina luksoze, harbohen në mes të natës

Ekzekutimi i Ivanoviçit, Vuçiç nga Kosova ka një porosi për shqiptarët







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vrasja në Paskuqan/ Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për informacione mbi autorin

by mirseda
15:11 | 08/06/2026
0

Policia e Tiranës: Apel për kujdes dhe bashkëpunim për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së...

Lea Ypi për “The Guardian”: Protestat kundër Kushnerit, shpresë për Evropën

15:08 | 08/06/2026

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

14:46 | 08/06/2026

Irani reagon zyrtarisht pas deklaratave të Ramës për ndërhyrje të huaja në protestat për Zvërnecin

14:33 | 08/06/2026

Sherr me armë në Velipojë, një i plagosur; autori arratiset pas të shtënave

14:28 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com