Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rasti Xhisiela/ “PD-në nuk ka sapun që e lan, PS-ja me deputetë gangsterë”

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Rasti Xhisiela/ “PD-në nuk ka sapun që e lan, PS-ja me deputetë gangsterë”

Prej disa ditësh në media lajmi kryesor është historia e Xhisiela Malokut dhe lidhjes me ish-të dashurin Rexhep Rraja, djalin e deputetit social Rrahman Rraja. Ngjarje e cila po shoqërohet me thënie e kundërthënie, akuza dhe shumë pikëpyetje. Por, teksa partitë politike e trajtojnë çështjen në favor të vetin, djali shpëton pa u prekur, pasi vajza tërhoqi denoncimin, mediat mbushen me lajme, me Xhisielën çfarë ndodh? Sevim Arbana aktivistja e njohur shprehet për Tirana Today, se ky nuk është një rast ngacmimi seksual, por bëhet fjalë për dhunë.

Një dhunë e përjetuar jo vetëm fizikisht prej ish-të dashurit, por edhe prej institucioneve apo personave të pushtetshëm të cilët i bëjnë presion, apo mediave të cilat e përdorin rastin për përfitime.

“Është një dhunë e pastër e më të fortit ndaj më të dobëtit. Mjafton që t’i bëhet një kërcënim dhe njerëzve i mbyllet goja. Edhe me Xhisielën kështu ndodhi. Ajo ndodhet para një situate të tmerrshme, ku të gjithë institucionet që presupozohet të mbrojnë qytetarin, i dalin kundër një vajze.

Unë fajësoj shumë institucione, edhe media është një institucion shumë i fortë. Gazetari pa pikë profesionalizmi dhe ndërgjegje profesionale bën një intervistë “fake”. Duhet të kenë turp.

Është një rast që të gjithë duhet të flasin pa politikë. Nuk është ky vendi që PD të lahet, sepse opozitën nuk ka ‘sapun’ që e lan. Po ashtu edhe qeverinë. Kemi shumë deputetë të PS-së që janë gangsterë. Dhe ja ku doli ky i fundit, një deputet që vetëm tani e njohim si deputet. Por, ka një forcë dhe potencial aq të madh saqë të gjithë shkojnë dhe e mbrojnë.”

Arbana akuzon Prokurorinë dhe komisariatin e Fushë-Krujës si problematik dhe nuk i trajtojnë siç duhet rastet e denoncimeve të femrave për dhunë prej të dashurve apo bashkëshortëve.

“ Ne si shoqatë jemi në një konflikt të ashpër me Prokurorinë dhe Komisariatin e Policisë në Fushë-Krujë. Pasi kemi disa raste të grave që kanë denoncuar bashkëshortët e tyre dhe përsëri nuk kanë gjetur mbrojtje apo mbështetje. Këto institucione janë shumë problematike, po denigrojnë dhe mbajnë anën e kriminelëve.”

Shumë vajza nuk e denoncojnë dhunën apo ngacmimet seksuale, sepse kanë frikë për veten apo familjarët nëse hyjnë në konflikt. Po ashtu i druhen paragjykimeve që nga shefi i komisariatit, policëve, gjyqtari, avokati apo edhe shoqëria do ta paragjykojnë.

Aktivistja i bën thirrje të gjitha vajzave të cilat dhunohen apo përjetojnë ngacmime seksuale të flasin. Pasi kjo është e vetmja mënyrë që ato të shpëtojnë, edhe nëse është e vështirë që zëri i tyre të dëgjohet apo të merren masat. TIRANA TODAY

Tags: deputetëgangsterëinstitucionetMediatpargjykimetPDpoliciaPSsapunSevim Arbanavajzat e dhunuaraXhisiela Maloku

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Safet Rustemi bën lëmsh dy shtetet, Belgjika akuza të rënda Shqipërisë

Habit grupi ‘Bajri’/Ja kërkesa e beftë e Safet Rustemit dhe shokëve të tij

Hakohen 50 milion llogari Facebook-u/ Zuckerberg: Problem shumë serioz

Hakohen 50 milion llogari Facebook-u/ Zuckerberg: Problem shumë serioz

Do t’ia japë Argjentina goditjen përfundimtare Lionel Messit?!

Argjentina pa Messin përballë Brazilit, trajneri u beson të rinjve







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com