Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Raporti i Dick Marty/ Basha-Ramës: Ti dëmton Shqipërinë dhe Kosovën

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Raporti i Dick Marty/ Basha-Ramës: Ti dëmton Shqipërinë dhe Kosovën

Pas akuzave të kryeministrit, Edi Rama për raportin e Dick Marty, kryetari i opozitës, Lulzim Basha i është drejtuar këtij të fundit me anë të një video-mesazhi në rrjetin social, Facebook.

Basha shprehet se akuzat Ramës janë të gjitha mashtrime për të hequr vëmendjen nga skandalet e tij.

Kreu i PD, thotë se po vjen dita që kryeministri Rama të përballet para drejtësisë.

Ai e fton të zbatojë planin e tij në shëndetësi për Covid-19 dhe i thotë se do ta mundë në zgjedhjet e 25 prillit.

Video-mesazhi i Bashës

“Rama, duhet të të vijë turp nga vetja. Në vend që të luftosh COVID-in, në vend që të marrësh masa për të shpëtuar ekonominë, në vend që të ndihmosh qytetarë,  ti po përhap gënjeshtra monstruoze kundër meje. Harxhon gjithë kohën për të përhapur gënjeshtra në vend që të shpëtosh jetën e qytetarëve shqiptarë dhe ekonominë tonë. 

Si nuk ke turp? Edhe për nivelin tënd të ulët, kjo është e papranueshme. Si të gjithë qytetarët shqiptarë, unë jam mësuar të dëgjoj gënjeshtra nga ti. Sepse ti nuk je ne gjendje të mbash asnjë premtim të vetëm. E vetmja gjë që bën është shkatërrimi i ekonomisë dhe i të ardhmes tonë.   Ndërkohë që merresh me vizatime dhe nuk shkulesh nga Instagrami, unë e kam vënë tërë jetën time në shërbim të vendit. Për Shqipërinë. Për shqiptarët. Për pavarësinë e Kosovës. 

Ti nuk më bën dot moral mua për patriotizëm.  Ti nuk më mëson dot mua çfarë është besnikëria ndaj Shqipërisë.   Edhe sot me gënjeshtrat, mashtrimet dhe veprimet e tua ti dëmton Shqipërinë, Kosovën dhe interesat kombëtare. Po ta them qartë dhe prerë, të gjitha akuzat e tua janë shpifje dhe mashtrime për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe dështimet e tua që po i paguajmë me jetë njerëzish.  

Për të gjitha këto po vjen dita të japësh llogari para drejtësisë. Por tani do të investoj çdo minutë të kohës time që pas 8 vitesh dështimesh të tua, të të mposht në zgjedhje, dhe bashkë me shqiptarët të punoj për të shëruar vendin tonë. Për ti dhënë një shpresë të re njerëzve. Për ti korrigjuar të gjitha dështimet e tua. Gjithçka që premtove dhe nuk përmbushe. 

Zbato planin tim për të luftuar pandeminë, për të ulur infeksionet dhe për të shpëtuar jetë. Hiqua paratë që u dhe miqve të tu dhe jepja ato spitaleve për më shumë mjekë, infermierë dhe kujdes për të sëmurët.  Jepu ndihmë financiare qytetarëve, të gjithëve pa përjashtim.  Merr urgjentisht masa për çmimet e ilaçeve dhe të ushqimeve që vetëm janë rritur gjatë kohës tënde.  Rikupero dëmet e tërmetit, për të cilat shumë flet e pak bën. Mjaft e bllokove rrugën drejt Bashkimit Europian dhe të ardhmen e vendit dhe brezave që vijnë. Ne do të mposhtim ty dhe do t’i japim fund gënjeshtrave dhe premtimeve të tua të rreme.  Do ecim të sigurtë drejt Europës për të garantuar njëherë e mirë të ardhmen tonë”.

Tags: Akuzaedi ramalulzim basharaporti i dick marty

TË LIDHURA

Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat
Aktualitet

Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat

19:23 | 08/11/2025
Cërriku gati për zgjedhjet, vonesa në shpërndarjen e materialeve
Politikë

Cërriku gati për zgjedhjet, vonesa në shpërndarjen e materialeve

17:59 | 08/11/2025
Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, një i plagosur

17:23 | 08/11/2025
Next Post
Ish-koordinatori i PD, Kadia emërohet zv.ministër i Ekonomisë dhe Financave

Ish-koordinatori i PD, Kadia emërohet zv.ministër i Ekonomisë dhe Financave

Negociatat me BE-në, Rama për lobim në Gjermani

Akuzat e Bashës, reagon Rama: Nuk fshihem pas asnjë komiteti, ti varrose PD-në

I dënuari për krime lufte, në Ushtrinë e Serbisë edhe pas vendimit gjyqësor

I dënuari për krime lufte, në Ushtrinë e Serbisë edhe pas vendimit gjyqësor







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025




TË FUNDIT

Koçan/ Familjarët e viktimave të tragjedisë në diskotekën “Puls” marshojnë sërish për drejtësi
Rajoni

Koçan/ Familjarët e viktimave të tragjedisë në diskotekën “Puls” marshojnë sërish për drejtësi

by mirseda
20:34 | 08/11/2025
0

Në Koçan, familjarët e viktimave të tragjedisë së rëndë në diskotekën “Puls” marshuan përsëri rrugëve të qytetit,...

Dështojnë bisedimet e paqes mes talibanëve dhe Pakistanit, armëpushimi mbetet në fuqi

Dështojnë bisedimet e paqes mes talibanëve dhe Pakistanit, armëpushimi mbetet në fuqi

20:32 | 08/11/2025
Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat

Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat

19:23 | 08/11/2025
Cërriku gati për zgjedhjet, vonesa në shpërndarjen e materialeve

Cërriku gati për zgjedhjet, vonesa në shpërndarjen e materialeve

17:59 | 08/11/2025
Analiza e REL/ Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Analiza e REL/ Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

17:49 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com