pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalvevobahismatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetjojobet girişsuperbetinibizabet girişjojobetnesinecasino girişibizabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişjojobet güncel girişibizabet güncel girişnesicasino güncel girişimajbet girişholiganbetnesinecasinoholiganbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetmercurecasinoholiganbetsonbahishititbetbetgarantisuperbetinjojobetibizabetnesinecasinoCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibomJojobetgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

I dënuari për krime lufte, në Ushtrinë e Serbisë edhe pas vendimit gjyqësor

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka njoftuar të mërkurën, më 11 nëntor, se nënoficerit Rajko Kozllina, i dënuar për krime lufte në Kosovë, i është ndërprerë shërbimi ushtarak profesional më 16 mars 2020, për shkak të humbjes së gradës, pa të drejtë për pension, thuhet në një përgjigje të kësaj ministrie për agjencinë Beta.

Me këtë, është konfirmuar informacioni, të cilin Radio Evropa e Lirë e mori nga Gjykata e Lartë, më 7 nëntor të këtij viti, se Kozllina ishte anëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë edhe pas shpalljes së vendimit gjyqësor.

Paraprakisht, më 11 nëntor, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), duke iu referuar raportit të Radios Evropa e Lirë, i bëri thirrje Ministrisë së Mbrojtjes që sa më shpejt që është e mundur të bëjë publik statusin e punës së Rajko Kozllinës në Ushtrinë e Serbisë dhe nëse ai vazhdon ta ketë gradën e nënoficerit, t’ia heqë atë urgjentisht.

Kjo organizatë ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë që të përcaktonin përgjegjësinë për arratisjen e kriminelit të dënuar të luftës, për të cilin Gjykata e Lartë ka shpallur urdhër-arrest.

“Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë janë të obliguara që të hedhin dritë mbi rrethanat, në të cilat Kozllina mbeti i punësuar në Ushtrinë e Serbisë, gjegjësisht, për atë se pse nuk po vuan dënimin me burg”, thuhet në deklaratë.

Në këtë deklaratë, YIHR ka shtuar se i dënuari e ka vendin në burg dhe jo në institucionet, të cilat janë përgjegjëse për ndëshkimin e autorëve, si dhe të shprehin respekt për viktimat e krimeve të luftës.

Kozlina u dënua me 15 vjet burgim nga gjykata, në prill të vitit 2019, për vrasjen e 15 dhe plagosjen e dy civilëve shqiptarë në Tërnje të Suharekës, në vitin 1999. Ai u dënua për shkak se urdhëroi grupin e ushtarëve që ai drejtonte, si dhe bashkë me ta edhe ai vetë, ta kryenin këtë krim.

Pasi që ai nuk u paraqit në burg për vuajtjen e dënimit, Gjykata e Parë Themelore në Beograd, më 9 shtator të këtij viti, lëshoi një urdhër-arrest për Kozllinën, ndërkaq Rrjeti Ballkanik për Hulumtim (BIRN) njoftoi se ai kishte ikur nga vendi./REL/

Tags: i denuarkrime lufteushtria e serbise

TË LIDHURA

Rajoni

Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit

13:42 | 11/06/2026
Aktualitet

Diaspora në këmbë! Shqiptarët e Holandës ngrihen në protestë: Rama ik!

09:31 | 10/06/2026
Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Next Post

Mbi 1 milion të infektuar në Itali, rekord viktimash në 24 orët e fundit

Gol spektakolar, Shqipëria sërish në avantazh ndaj Kosovës (Video)

Tërmetet e orëve të fundit, sizmologu: Nuk ka vend për panik







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Goditet rrjeti i prostitucionit në 3 apartamente në Tiranë, arrestohen tre shtetase të huaja

by mirseda
11:54 | 12/06/2026
0

Në Tiranë është finalizuar operacioni policor i koduar “Flats”, gjatë të cilit u zbuluan tre apartamente të...

Zhdukja e Eglant Koçit/ Karrotreci çoi makinën dhe trupin në Ibë, në zyrë gjenden mbetje baruti

11:40 | 12/06/2026

Mbetje baruti dhe makina që zhduket me karrotrec! Thellohet misteri i humbjes së 34 vjeçarit

11:21 | 12/06/2026

Kaos para ndeshje hapëse të Botërorit, tentuan të futeshin në stadium pa biletë

11:16 | 12/06/2026

Drejtori i Hekurudhave Ergys Verdho, paraqitet në SPAK

11:13 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com