Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama ‘xhiro’ nga Makroni te Erdogan/ Ngjela: Të gjithë janë afër fundit të tyre

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
UÇK-ja/ Ngjela: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do lërë PS në minorancë

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka ngritur dyshimet mbi udhëtimin e papritur të kryeministrit Edi Rama drejt Francës dhe më pas në Turqi.

Në analizën e tij, Ngjela shprehet se Makron kërkoi takim me Ramën, pasi ka hallin e votimeve që priten së afërmi në Francë, dhe për faktin se Erdogan ka në Francë shumë personalitet te ekstrakomunitarët që janë me shtetësinë franceze.

Sipas Ngjelës, edhe ndërmjetësimi në dialogun Kosovë-Serbi, ishte një tjetër arsye pse kryeministri u thirr nga presidenti francez.

Ndër të tjera, Ngjela shrpehet se të gjithë janë afër fundit të tyre, dhe se i shqetëson pranina e Joe Biden në krye të SHBA-ve.

Postimi i plotë i Ngjelës në rrjetin social, Facebook

Rama shkoi nga Parisi në Ankara, domethënë nga Makroni te Erdogani.

Pse kjo xhiro kaq e lodhshme?

Ku i dihet, ndoshta ia ka kërkuar Makroni, se ka hallin e votimeve që priten së afërmi në Francë, dhe Erdogani paska në Francë shumë personalitet te ekstrakomunitarët që janë me shtetësinë franceze.

Të shohim. Do t’ia bëjë dot këtë nder Rama Makronit?!

Sepse, atë që Makroni i kërkoi për të qenë ndërmjetës te Albin Kurti, për vijimin e negociatave me presidentin e Serbisë Vuçiç, Rama nuk e mori dot përsipër. Domethënë ai nuk e pranoi një skandal të tillë antishqiptar.

l.

Në statusin e asaj dite kur Rama ishte nisur për të mbërritur në Paris, unë e theksova se Rama është thirrur nga Makroni që të ndihmojë Vuçiçin në lidhje me Kosovën. Dhe këtë e pohoi edhe Rama një ditë më pas, kur tha që Makroni i kërkoi të ndërmjetësonte në raportin diplomatik Kosovë – Serbi…

Kurse, po kjo e sotmja që ka lidhje me Erdoganin, çfarë është? Besoj që edhe kjo do të dalë kështu siç po them unë, sepse këto janë çështjet.

ll.

Gjjthsesi, për të gjitha këto na duhet të themi se kjo atmosferë politike tregon që të gjithë janë të shqetësuar nga ardhja e Joe Biden-it si president i Shteteve të Bashkuara. Kjo është thembra e Akilit; sepse shumë është trembur edhe korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë, në një kohë që shqiptatët po qetësohen në këto momente, se e shohin që luftën antikorrupsion në Shqipëri po e drejton ambadadorja amerikane Yuri Kim. Dhe kjo grua e madhe tani ka hyrë në historinë progresive të Shqipërisë, prandaj jemi të bindur kur themi se, forca e saj e vërtetë, ende nuk është ushtruar në shpëtimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Kurse, presidenti i ri i Amerikës, Joe Biden, ndërkohë ua ka bërë të qartë edhe Serbëve, edhe Rusëve që “Amerika do ta zgjidhë me forcë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia”. Ndërsa, në të njëjtën kohë, për carin rus Putin, Biden-i tha: “ai është një vrasës”. Ndërkohë gjendja ekonomike në Rusi po shkon drejt mjerimit, kurse budallenjtë tanë të korrupsionit të lartë shtetëror e kanë shpresën te Beoradi dhe Moska; por, deri diku, edhe te Athina.

Janë krejt të pashpresë: por a e kuptojnë dot këtë?

lll.

Po Rama, me kë është në këtë kohë? Është mirë të jetë me politikën amerikane, sepse thënia e Bashës dhe Berishës kundër reformës në drejtësi, në Uashington është marrë si antiamerikanizëm. Pse, nuk e di Basha që reformën në drejtësi këtu po e drejton drejtpërsëdrejti politika amerikane?!

E pra, këto janë çështjet politike që rrotullohet qark Shqipërisë: kryeministri i saj që po kërkon të hyjë në negociata në favor të pajtimit të palëve në konflikt, në lidhje me çështjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Letra pajtuese e Ramës kundrejt Albin Kurtit; kërkesa e Ramës ndaj Erdoganin për zgjedhjet në Francë; e këtu bashkë: edhe frika e madhe që po tregon korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë; por edhe krimi i organizuar e bishta të tjerë të lidhur me ta: vëllezër, motra, miq, shokë e gazetarë, dhe kapitali i madh, të cilët, të gjithë bashkë, janë marrë me fshehjen e pronave të të korruptuarëve, por edhe me pastrimin e parasë të fituar nga ky korrupsion i lartë shtetëror dhe krimi i organizuar.

Të gjithë janë afër fundit të tyre, por edhe shqiptarët e Shqipëria janë mu në prag të fitores historike. Dhe të gjithë shqiptatët sot i kanë sytë tek ambasadorja Yuri Kim.

Prisni dhe shikoni…

Tags: edi ramaEmanuel MakronRexhep Taip ErdoganSpartak Ngjela

TË LIDHURA

Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia
Aktualitet

Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

09:35 | 28/11/2025
Festa e Flamurit, Meta: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëria jonë e dashur
Politikë

Festa e Flamurit, Meta: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëria jonë e dashur

08:48 | 28/11/2025
Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg
Politikë

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

22:21 | 27/11/2025
Next Post
Tre pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Rritet numri i të infektuarve, por ka më shumë të shëruar në 24 orët e fundit

Në Itali zbulojnë të ardhmen e Hysajt, ja ku pritet të transferohet shqiptari

Në Itali zbulojnë të ardhmen e Hysajt, ja ku pritet të transferohet shqiptari

Nis fushata e PD-së, Basha mbërrin në sheshin “Nënë Tereza”

Nis fushata e PD-së, Basha mbërrin në sheshin “Nënë Tereza”







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia
Aktualitet

Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

by mirseda
09:35 | 28/11/2025
0

Ish-kandidati për deputet i PD-së, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia. Lajmi është konfirmuar nga vetë...

Festa e Flamurit, Meta: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëria jonë e dashur

Festa e Flamurit, Meta: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëria jonë e dashur

08:48 | 28/11/2025
Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

22:52 | 27/11/2025
Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

22:21 | 27/11/2025
Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

22:17 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com