Në Itali zbulojnë të ardhmen e Hysajt, ja ku pritet të transferohet shqiptari

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Xhiufredi ka paralajmëruar se mbrojtësi këtë sezon do ta mbyllë kontratën me Napolin.

Ai deklaroi se Hysaj po rishikon me kujdes të gjitha ofertat për të zgjedhur destinacionin më të përshtatshëm për 27 vjeçarin.

Sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, situatën e ka monitoruar me kujdes ekipi tjetër italian, Lacio, ku drejtori sportiv i klubit lacial, Igli Tare, i ka kërkuar agjentit të lojtarit informacion  dhe shumë shpejt mund ti ofrojë një kontratë mbrojtësit shkodran.

27-vjeçari do të ishte një goditje me vlerë nga bardhekaltrit duke llogaritur se transferimi i tij do bëhej më parametra zero dhe është një njohës i mirë i futbollit italian, pas 6 sezoneve të kaluara me Napolin në Seria A.