Nis fushata e PD-së, Basha mbërrin në sheshin “Nënë Tereza”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në sheshin ”Nënë Tereza”, aty ku partia më e madhe do të çelë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Basha është pritur me brohoritje dhe thirrje, nga simpatizanët demokratë. Kryedemokrati shihet duke buzëqeshur, ndërkohë që përshëndet qytetarat me dy gishtat lart.

Basha mbërriti rreth orës 18:10  teksa kandidatët dhe simpatizantët ishin aty prej rreth 1 ore. Fillimi nisi me himnin kombëtar të kënduar nga tenori i njohur, Kastriot Tusha.

Partia Demokratike hyn në këto zgjedhje me koalicionin “Aleanca për Ndryshim” nën sloganin “Shqipëria fiton” .