Hap fushatën e PD-së, Açka: Më vjen turp të jem e pasur në një vend të varfër

Shkrimtarja Flutura Açka hapi fushatën elektorale të Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme. Në fjalën e saj, Açka tha se do t’i vijë turp të jetë e pasur në këtë vend.

Ajo shtoi se sa herë të zgjedhë rrobat e saj firmato do të kujtohet prapë ata  që vishen me rrobat e tregut rom.

“Sa herë të zgjohem në mëngjes e të zgjedh se çfarë do të vesh, shpesh firmato, do të kujtohem për ata shqiptarë që vishen me rrobat e tregut rom. Bashkë me mua po flet edhe im bir, ëndrra e pakryer të cilit për të futur Shqipërinë në Europë, do të bëhet realitet,”- tha Açka.