Shqipëria hapi sot zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Eurokomisioneri Oliver Varhelyi tha se sa më shpejt që vendi ynë të plotësojë kriteret, atëherë anëtarësimi do të ndodhë. “Parashikimi kohor është në njëfarë mënyre përtypja e zakonshme e gazetarisë, nuk dua të fyej dikë, por ka një pyetje që mendoj dhe ka kuptim.
Kjo pyetje është sa herë që Shqipëria do të jetë ose është gati dhe sa herë që shohim që mund të ecim më shpejt, ne do të lëvizim më shpejt. Komisioni do të bëjë propozimet sa më shpejt të jetë e mundur që kjo të ndodh, sa më shpejt që të mundemi”, u shpreh eurokomisioneri Varhelyi.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto i ulur në shkallët e njërës prej sallave të Komisionit Evropian pas hapjes së negociatave.
View this post on Instagram