Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Shkupi e cilëson ditë historike Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Autoritetet qeveritare maqedonase e vlerësojnë ditën e sotme si historike. Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Konferencën ndërqeveritare në Bruksel u shpreh se ëndrra tredekadëshe e vendit po realizohet dhe se sot po shkruhet një kapitull i ri në historinë maqedonase. Ai shprehu mirënjohje në radhë të parë për të gjitha komunitetet etnike të Maqedonisë së Veriut për vizionin e qartë, siç tha, se çfarë shteti duan të ndërtojnë dhe t’u lënë brezave të ardhshëm.

“Për të arritur këtu, morëm vendime të vështira të cilët kërkonin guxim, mençuri dhe përgjegjësi. E morëm vendimin përfundimtar, me të cilin siguruam ruajtjen dhe përforcimin e identitetit maqedonas, të gjuhës maqedonase, kulturës dhe veçorisë të saj, shtoi kryeminisrti maqedonas”, tha ai.

Ai tha se BE-ja i njeh dhe pranon si maqedonas që flasin maqedonisht me respektin pa kusht të dinjitetit dhe veçorive të popullit maqedonas dhe veçorive identitare, historike dhe kulturore. Kjo tha ai, është siguruar përgjithmonë dhe se për këto gjëra nuk negociohet as nuk nuk do të bisedohet. Zoti Kovaçevski tha se sot është fillimi i fazës së fundit të rrugës së gjatë drejt anëtarësimit të plotë, të merituar në BE.

Ndërkohë, Shefi i Komisionit Evropian për Politkën e jashtme, Josep Borrell shprehu mbështetjen e fuqishme të Bashkimit Evropian për integrimin e Maqedonisë së Veriut në bllok.

Ai tha se BE-ja do ta ndihmonte këtë vend në rast të ndikimeve nga shtete të treta, duke ndërtuar qëndrueshmërinë dhe duke dhënë ndihmë për t’u përballur me pasojat e agresionit rus ndaj Ukrainës. Këto ndihma do të jenë të dukshme në aspektin e ushqimit dhe sigurisë së energjisë, sipas zotit Borrell.

Duke bërë vërejtje mbi shqetësimet rreth identitetit, zyrtari i larë evropian siguroi autoritetet e Shkupit se përgjatë rrugës drejt BE-së nuk do ta humbasin atë. “Maqedonia e Veriut me identitetin e saj është e pasur në histori dhe kulturë dhe gjithmonë ka qenë pjesë e Evropës. Identiteti juaj do të mbetet dhe do të pasurohet me identitete të tjerë që nuk janë alternativë, por gjithpërfshirje”, tha zoti Borrell. /VOA

Tags: Dimitar KovaçevskiMaqedonia e veriutnegociatat

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post
The White House

Moment historik i çeljes së negociatave BE-Shqipëri, reagon Shtëpia e Bardhë

Shkelën kodin e etikës teksa ishin në shërbim, merren masat për dy efektivët në Vlorë

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2022







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Politikë

Koçiu: Investimi në Zvërnec, mundësi për vende pune dhe zhvillim ekonomik

by mirseda
19:18 | 04/06/2026
0

Zëvëndëskryeministrja Albana Koçiu ka bërë një postim në rrjete sociale ku është ndalur tek turizmi, të cilin...

Pedagogia nga Suedia i bashkohet protestës për Zvërnecin: Koha për bashkim kombëtar

19:16 | 04/06/2026

Korreshi ironizon problemet në shëndetësi: Më thanë se isha me leuçemi!

19:15 | 04/06/2026

Rama nga Porto Montenegro për protestat: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

19:04 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës/Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, gratë dhe fëmijët në krye

18:47 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com