Rama tregon kush e ka radhën për të dalë nesër deri në orën 11.00

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se radhën për të dalë nesër deri në orën 11.00 e kanë gratë dhe fëmijët deri në 10 vjeç.

Me nota humori, Kreu i Qeverisë shkruan në vijim: “ne burrat punë shtëpie dhe kontribut në gatim mundësisht”.

Postimi i Ramës:

“Nesër gratë dhe fëmijët deri në 10 vjeç mund të dalin lirisht deri në orën 11.00❤️

🔴 Ne burrat punë shtëpie dhe kontribut në gatim mundësisht🥣🥙”.