Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama tjetër reagim për Kakavijën: Nuk do t’i lemë asnjë minutë vetëm

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Mbroni veten”, Rama e nis mëngjesin me një lutje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën kaotike të krijuar në Kakavijë, ku prej ditësh qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar.

Përme një postimi në Facebook, Rama thekson se rregullat e vendosura nga pala greke nuk janë për diskriminim apo padrejtësi ndaj shqiptarëve.

“Këtu është fjala për një regjim të ri kontrollesh kufitare, me tamponimin e detyrueshëm të kujtdo që kalon kufirin e Greqisë, qoftë shqiptar, qoftë suedez apo britanik, shtetas këta që si gjithë të tjerët i nënshtrohen testimit në çdo aeroport të vendit fqinj”, shkruan ai.

Kreu i qeverisë shkruan se kolapsi i krijuar në Kakavijë, është krijuar për shkak të masave që hyjnë në fuqi nga pala greke duke filluar nga 17 gushti.

Mesazhi i Ramës:

MBI SITUATËN NË KAKAVIJË

E kam ndjekur orë pas ore situatën e rënduar tejmase në doganën e Kakavisë. Kemi komunikuar gjatë gjithë kohës me zyrën e kryeministrit Mitzotaqis e me autoritetet e tjera greke. Kam marrë me mirëkuptim edhe mallkimet, sharjet, fyerjet nga shumëkush, që shpesh s’ka lidhje fare me radhën kilometrike në Kakavi, po e ndjen si detyrë patriotike të shajë e të akuzojë shtetin dhe qeverinë në fejsbuk.

Por fakti është se në këtë rast, nuk bëhet fjalë për asnjë lloj padrejtësie apo diskriminimi ndaj shqiptarëve, siç thonë “patriotët” që luftojnë për dinjitetin e atdheut nga ajfoni i tyre. Këtu është fjala për një regjim të ri kontrollesh kufitare, me tamponimin e detyrueshëm të kujtdo që kalon kufirin e Greqisë, qoftë shqiptar, qoftë suedez apo britanik, shtetas këta që si gjithë të tjerët i nënshtrohen testimit në çdo aeroport të vendit fqinj.

Madje edhe vetë shtetasit grek kanë të njëjtin detyrim dhe të njëjtin trajtim. Nga ana tjetër kjo çmenduri, në radhë për të kaluar kufirin nuk ndodh vetëm në Kakavi sot, dje për shembull, pika e kalimit në portin e Doverit në Britani ishte në kolaps të plotë dhe në radhë rrinin britanikët për t’u kthyer në shtëpi nga Franca, që t’i shpëtonin rregullit të sapovendosur të karantinës së detyrueshme. Plot gjysëm milioni turistë britanikë në një rendje marramendëse drejt shtëpisë.

Kjo është koha e mallkuar që po jetojmë, ku normaliteti me të cilin jemi mësuar një jetë, ia ka lënë vendin imponimit të disa rregullave të pamendueshme deri dje, si edhe konfuzionit në mënyrën se kur e si vendosen, duke bërë që edhe shtete të vetë BE-së, të kenë rregulla të ndryshme nga njëri-tjetri, duke trajtuar në mënyrë të diferencuar njëri-tjetrin.

Unë nuk e di çfarë kuptimi ka vendosja e detyruar e tamponimit të çdo individi që hyn në një shtet të caktuar, sepse të gjithë e dimë që tamponimi nuk tregon asgjë kur virusin mund ta kesh marrë një ditë më parë dhe në fazën disa ditore të inkubimit ai nuk shfaqet. Ashtu sikundër, e kemi parë edhe që jo gjithnjë tamponi e zbulon infeksionin me Covid19.

Por kështu e ka vendosur Greqia dhe jo vetëm Greqia po edhe plot shtete të tjera, ndërkohë që të tjera shtete, përfshirë edhe Shqipërinë, nuk e kanë këtë rregull. Së fundmi, disa shtete, përfshirë edhe Greqinë, kanë deklaruar se do të rifillojnë madje me karantinimin e detyruar të atyre që vijnë nga jashtë. Ky fakt, i ka shtyrë mijëra njerëz drejt Kakavisë masivisht, për t’i shpëtuar karantinimit që nis javën e ardhshme në vendin fqinj dhe një regjimi ende më të shtrënguar, ku kalimi i kufirit do të bëhet me kuota ditore!

Kjo e ka krijuar kolapsin e shërbimit doganor në anën greke, ku sado që janë shtuar e po shtohen kapacitetet e testimit, lehtësimi i lëvizjes as nuk ndjehet fare. Çfarë mund të bëjmë ne, qeveria dhe shteti shqiptar në këto kushte, kur e përsëris, ky është një rregull i përgjithshëm i shtetit grek, që prek edhe vetë grekët që kthehen në Greqi!

Faktikisht në radhën kilometrike të Kakavisë – ku shumica dërmuese e qytetarëve janë rezidentë në Greqi, taksapagues të rregullt të shtetit grek – ka edhe disa grekë, që njësoj si gjithë të tjerët kanë rendur të kthehen për t’i shpëtuar karantinimit që hyn në fuqi në 16 gusht. Por asnjë dallim nuk bën pala greke për ta dhe as kërkon që ata të kalojnë pa radhë.

Ne kemi qenë qysh në fillim të shqetësuar, të angazhuar e të përfshirë plotësisht në këtë hall, duke u përpjekur të lehtësojmë sa mundemi me Emergjencat Civile, me Urgjencën Kombëtare e me strukturat vendore, qytetarët që po zhuriten në diellin e nxehtë përgjatë atij karvani biblik. Vazhdojmë të komunikojmë me palën greke për të mundësuar një lehtësim më të madh, e do të vazhdojmë të asistojmë me të gjitha forcat njerëzit në atë hall të madh.

Nga ana jonë ne, Shqipëria, nuk do t’i rikthehemi karantinimit të detyruar për ata që vijnë nga jashtë, as nuk do të rishtrëngojmë lëvizjen e njerëzve brenda për brenda. Por do të vazhdojmë të përsërisim se kjo luftë me virusin Covid19, kërkon që çdo qytetar të zbatojë rregullat e mësuara përmendësh tanimë. Virusi do të jetë vërdallë edhe për shumë kohë dhe ne duhet të mësohemi me faktin se jemi të rrezikuar, e nga ky rrezik nuk na mbron dot askush nëse nuk mbrojmë veten e njëri-tjetrin.

Asnjë shtet e asnjë qeveri nuk janë të pakritikueshëm, aq më shumë në këtë kohë dreqi, por jo, asnjë lidhje nuk ka situata në Kakavi me ndonjë gjë të lënë mangut nga shteti e nga qeveria jonë në raport me shtetin e me qeverinë greke. Prandaj me keqardhjen më të madhe për sfilitjen e të gjithë atyre që janë në atë radhë të tmerrshme, i siguroj të gjithë pa përjashtim se as i kemi lënë dhe as do t’i lemë asnjë minutë vetëm, deri në fund.

 

Tags: edi ramaKakavijereagon

TË LIDHURA

Berisha: Rama, formë poshteruese për të larguar Ballukun
Politikë

Berisha: Rama, formë poshteruese për të larguar Ballukun

18:58 | 20/11/2025
SPAK: Masa sigurie për Ballukun, në hetim prokurimet e Llogarasë dhe Unazës së Tiranës
Politikë

SPAK: Masa sigurie për Ballukun, në hetim prokurimet e Llogarasë dhe Unazës së Tiranës

18:29 | 20/11/2025
Apeli liron ish të dashurën e Safet Bajrit
Politikë

Apeli liron ish të dashurën e Safet Bajrit

18:25 | 20/11/2025
Next Post
Radha në Kakavijë/ Lleshaj apel qytetarëve: Shtyni planet e udhëtimit, ose prisni në fshatrat afër

Radha në Kakavijë/ Lleshaj apel qytetarëve: Shtyni planet e udhëtimit, ose prisni në fshatrat afër

Artan Hoxha: Greqia shtyp shqiptarët, kur i tregon vendin qurraviten tek NATO

Artan Hoxha: Greqia shtyp shqiptarët, kur i tregon vendin qurraviten tek NATO

BE-ja po përgatit sanksione kundër Bjellorusisë

BE-ja po përgatit sanksione kundër Bjellorusisë







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Berisha: Rama, formë poshteruese për të larguar Ballukun
Politikë

Berisha: Rama, formë poshteruese për të larguar Ballukun

by mirseda
18:58 | 20/11/2025
0

Vendimi i SPAK për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku është komentuar nga Sali Berisha. Në...

Pas muajsh kritikash, Trump takim me Mamdanin nesër në Shtëpinë e Bardhë

Pas muajsh kritikash, Trump takim me Mamdanin nesër në Shtëpinë e Bardhë

18:32 | 20/11/2025
SPAK: Masa sigurie për Ballukun, në hetim prokurimet e Llogarasë dhe Unazës së Tiranës

SPAK: Masa sigurie për Ballukun, në hetim prokurimet e Llogarasë dhe Unazës së Tiranës

18:29 | 20/11/2025
Apeli liron ish të dashurën e Safet Bajrit

Apeli liron ish të dashurën e Safet Bajrit

18:25 | 20/11/2025
SPAK i refuzon lejen Veliajt: “S’ka asnjë kërkesë nga autoritetet lokale për takim.”

SPAK i refuzon lejen Veliajt: “S’ka asnjë kërkesë nga autoritetet lokale për takim.”

17:58 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com