E mërkurë, 23 Shtator, 2020
22 C
Tirana

BE-ja po përgatit sanksione kundër Bjellorusisë

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Londër/ Arrestohen tre shqiptarë, kishin disa shtëpi hashashi

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë. Ata merreshin me kultivimin e hashashit dhe janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi. Personat e...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

FOTO/ Ndryshimi i Alvin Berishës gati 1 vit pas kthimit nga kampi Al-Hol

Të gjithë e mbajmë mend historinë e 11-vjeçarit, Alvin Berisha, i cili doli nga “kampi i ferrit” Al Hol në Siri. Por si duket...

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutuan gjatë një video-takimi të posaçëm për situatën në Bjellorusi dhe duan t’i ndëshkojnë me sanksione përgjegjësit për dhunën policore dhe mashtrimet elektorale.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, në cilësinë e kryetarit të radhës së Këshillit të BE-së, tha pas takimit se presioni ndaj Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko duhej të shtohet. Për këtë qëllim BE-ja do të kërcënojë me sanksione ndaj personave përgjegjës për keqtrajtimin e demonstruesve dhe numërimin e diskutueshëm të fletëve të votimit në zgjedhjet e së dielës së kaluar në Bjellorusi. Objekt i sanksioneve mund të bëhet edhe rrethi i ngushtë i drejtuesve politikë në Minsk. E hapur ka mbetur çështja nëse ndaj Presidentit bjellorus Lukashenko duhet të ndërmerren masa ndëshkuese.

Fjalë të ashpra në adresë të politikanëve bjellorusë

Ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz tha pas video-takimit se Komisionit të BE-së i ishte dhënë detyra që të hartojë një listë me sanksione. Por para se të hyjë në fuqi kjo listë duhet të miratohet përsëri zyrtarisht nga ministrat e jashtëm. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, do ta përpilojë këtë listë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ajo vetë u shpreh qartë në favor të sanksioneve përpara takimit të ministrave. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn madje foli për “terrorizëm shtetëror” në Bjellorusi.

Fqinjët e drejtpërdrejtë të Bjellorusisë, Polonia, Lituania dhe Letonia kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve presidenciale nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Kryeministri çek Andrej Babis madje propozoi një samit të posaçëm të krerëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së për Bjellorusinë.

Hungaria ende skeptike

Hungaria është njëherë për një herë kundër sanksioneve ndaj udhëheqjes së Bjellorusisë. “Ne jemi të interesuar që BE-ja të marrë vendime të bazuara në dialog që nuk e bëjnë të pamundur zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve midis BE-së dhe Bjellorusisë,” tha ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto të enjten.

Lexo edhe :   Tensionet me Greqinë në Mesdhe/ Macron dhe Erdogan nisin bisedimet, ja çfarë ka ndodhur
Lexo edhe :   “Asistencë për Autostradën e Paqes”, BE: Shumë projekte në marrëveshjen e Uashingtonit po zhvillohen

Kryeministri hungarez Viktor Orban ishte së fundi për vizitë në Bjellorusi ku u takua edhe me presidentin Lukashenko me të cilin ranë dakord për një bashkëpunim të gjerë ekonomik. Që të miratohen sanksionet nevojitet edhe vota pro e Hungarisë, sepse votimi duhet të jetë i njëzëshëm.

Para katër vjetësh BE-ja i hoqi sanksionet kundër 173 funksionarëve të aparatit shtetëror në Bjellorusi, sepse dukej se në Minsk në atë kohë po ndryshonte diçka. Presidenti Lukashenko ka shërbyer si një lloj ndërmjetësi në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës. Takimet vendimtare u zhvilluan në kryeqytetin Minsk dhe për këtë arsye bisedimet quhen “Procesi i Minskut”. Po ashtu Bjellorusia përfiton, megjithëse në një masë të vogël, fonde edhe nga programi i BE-së për fqinjësinë. Edhe pse Bjellorusia bashkëpunon po ashtu me NATO-n në disa sektorë, ndaj saj BE-ja ka vendosur një embargo të përgjithshme armësh, që ekziston ende.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...

“Do i marrim prapë nëse na duhen”, Shqipëria merr borxh 30 respiratorë nga Danimarka

Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë, si pasojë e COVID-19. Të infektuarit janë në shifra të larta. Për fat të keq, e...

“Erë paqeje”, Greqia dhe Turqia gati për bisedime

Pas tensioneve që kanë muaj që po zgjasin mes Greqisë dhe Turqisë për kërkimet nën ujore, në atë që konsiderohet prej dy vendeve si...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Masivi shkëmbor bie brenda lokalit në Vlorë, një i plagosur

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar incidente në vend, dhe një prej rasteve është shënuar në Vlorë. Në Kaninë ka pasur rrëshqitje gurësh të...