E hënë, 26 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Rama tenton të ‘joshë’ Merkelin, por rasti Tahiri e pengon

Shqipëria do të hyjë në BE por ka jo pak probleme, shkruan “Die Welt”. Kryeminisitri i Shqipërisë, Edi Rama kërkon të bindë kancelaren gjermane se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave.

Përmes artikullit “Make Albania great again”, gazeta gjermane “Die Welt”i kushton vëmendje të mërkurën vizitës së kryeministrit Rama në Berlin. Ish-basketbollisti dhe artisti në Berlin do të synojë me sharmin e tij të bëjë për vete kancelaren Merkel që të marrë mbeshtetjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, shkruan gazeta.

“Dhe vërtet Rama, një socialist ..ka se ç’të tregojë. Ekonomia rritet, Tirana mbushet me fasada që shkëlqejnë, një reformë në drejtësi e kërkuar nga BE ka marrë udhë…Por që ka njerëz që janë skeptikë, kur shtrohet pyetja për Shqipërinë që të bëhet sa më shpejt anëtare e BE-së, kjo lidhet edhe me histori si kjo: Në tetor prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri…sepse emri i tij përmendej disa herë në telefonatat mes tregtarëve shqiptarë dhe italianë të drogës.”

Gazeta gjermane i kushton vëmendje të gjithë zhvillimeve lidhur me rastin Tahiri dhe konkludon me përgjigjen e  Ramës kur i pyetur nga “Die Welt” lidhur me rastin e sëkëlldisshëm Tahiri thotë: “Besoj në radhë të parë se dyshimet ndaj një personi nuk mund të pengojnë përpjekjet e një vendi të tërë.”

Gazeta thekson se “është një nga këto raste që e prishin dhe përcaktojnë imazhin e Shqipërisë në pjesën tjetër të Europës. Deri më sot nuk është i hequr plotësisht dyshimi se kriminaliteti i organizuar ka kapur fort ekonominë e vendit dhe tentakulat e tij arrijnë deri në nivelet më të larta të qeverisë. Në raportin e Interpolit për vitin 2017, Shqipëria renditet ndër prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në Europë, ky vend përshkruhet si pikë e rëndësishme e tregtisë me kokainën dhe heroinën.”/DW

Lexo edhe :   “Bravo luaneshë”, Rama dhe Basha entuziast për Distria Krasniqin
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një pasuri e vogël që provokon dhe turpëron të mëdhatë e paligjshme

Nga Preç Zogaj Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë publikoi para pak kohësh deklaratën e pasurisë së Kryeministrit Albin Kurti për vitin 2020. Gjithsej 529 euro...

Tokio/ 13 vjeçarja japoneze fiton medaljen e arit në ‘skateboard’ për femra

Ari i parë olimpik në ‘skateboard’ për femra iu dha 13-vjeçaries japoneze Momiji Nishiya në eventin në dëborë në Ariake Sports Park. Nishiya shënoi 15.26...

Gjykata e Lartë me 8 anëtarë, Meta firmos dekretin për gjyqtarin Artur Kalaja

Nga dita e sotme, Gjykata e Lartë përbëhet nga 8 anëtarë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretin për emërimin e gjyqtarit Artur...

Merkato/ Juventusi do lojtarin e Junajtidit, vlen 50 milion

Juventusi ka nevojë për një sulmues, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me Kristiano Ronaldon, prandaj vëmendja kthehet te flaka e vjetër, tek një...

Drejt vaksinimit të detyrueshëm? Çfarë vendimi është marrë për shkollat

Në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka dhënë komentin e saj se si mund të procedohet...