Kanë dalë ditën e sotme para gjykatës tre shtetas kosovarë te arrestuar si anëtare të një celule xhihadiste që po përgatisnin një atentat terrorist në urën Rialto.
Arjan Baba I cili është dhe koka e kësaj celule terroriste është dënuar me 5-vite burg, nga gjykatësi Massimo Vicinanza, ndërsa Dake Haziraj 27 vjeç e Fisnik Bekaj 25 vjeç, janë dënuar me 4 vite burg.
Ndërsa anëtari i katër është minoren dhe i dënuar pak muaj më parë me 4 vite burg.
Gjatë procesit gjyqësor të arrestuarit kanë mohuar fajësinë e tyre duke deklaruar pafajësinë mbështetur në tezën e keqkuptimit në përkthimin e përgjimeve nga gjuha shqipe në atë italiane.
Një nga argumentet e debatuara në proces ishte zbardhja e një përgjimi telefonik ku ata kërkonin të blenin një armë tip kallashnikov, Justifikimi i kosovarëve ishte se do e përdornin për gjueti.